Johnsoni i Prizrenit – MVP i javës së gjashtë

Java e gjashtë e ProCredit Superligës ishte shumë interesante me katër ndeshjet e zhvilluara, ku secila ishte më e rëndësishme se tjetra.

Fitore shumë të rëndësishme shënoi Proton Cable Prizreni ndaj Borës, ku te prizrenasit më i miri ishte Jordan Johnson, duke pasur indeksin 30, për të mbyllur ndeshjen me 21 pikë, tri kërcime dhe 14 asistime. Johnson është njëri nga lojtarët më të dalluar te prizrenasit në këtë edicion.

 

MVP
Jordan Johnson (Proton Cable Prizreni) 21 pikë, 3 kërcime, 14 asistime, 30 indeksi


Top 5
Jordan Johnson (Proton Cable Prizreni) 21 pikë, 3 kërcime, 14 asistime, 30 indeksi
Lis Shoshi (Golden Eagle Ylli) 18 pikë, 12 kërcime, 1 asistim, 27 indeksi
Mouhamed Barro (Trepça) 14 pikë, 11 kërcime, 4 asistime, 25 indeksi
Lejson Zeqiri (Bashkimi) 18 pikë, 4 kërcime, 1 asistim, 15 indeksi
Meriton Ismaili (Bashkimi) 17 pikë, 1 kërcim, 1 asistim, 15 indeksi

Më Shumë

Kampionati i ri nis më 15 gusht

Federata e Futbollit e Kosovës njofton se garat në Superligë dhe në Ligën e Parë për edicionin garues 2026/27 do të fillojnë më 15...

Vdes gruaja nga aksidenti në autostradë, në gjendje të rëndë burri i saj

Ka vdekur gruaja që u lëndua rëndë në aksidentin e ndodhur pak më parë në Autostradën “Ibrahim Rugova”. Sipas burimeve të gazetares Arbreshë Uka brenda...

Lajmet e Fundit