13.9 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

Joshua vs Fury, Hearn: Lindja e Mesme, një alternativë

Superndeshja midis dy kampionëve britanikë të peshave të rënda Anthony Joshua (24 – 1 – 0) dhe Tyson Fury (30 – 0 – 0), ka hyrë në fazën përfundimtare: vendndodhja. Kjo, pasi dritarja kohore midis qershorit dhe korrikut është përcaktuar.

Menaxheri dhe promotori i Anthony Joshua-s, Eddie Hearn, ka shprehur Lindjen e Mesme si një mundësi e volitshme, për aq kohë sa Britania ende nuk e ka nën kontroll situatën e pandemisë Covid-19.

Bosi i Matchroom Boxing (Eddie Hearn) do t’u propozojë një seri alternativash të dy luftëtarëve. Në varësi të marrëveshjes do të formësohet edhe beteja e shumëpritur përmes tyre.

Një ndër mundësitë e ofruar nga Hearn është në stadiumin Wembley, më 24 korrik, por Lindja e Mesme mbetet një zgjedhje mjaft serioze për arsye se ka tolerancë të numrit të spektatorëve.

I pyetur për Sky Sports, Hearn shpjegoi më me detaje se çfarë po ndodh aktualisht me bisedimet për vendndodhjen:

“Asgjë s’është ideale”, tha Hearn, i cili vijoi, “nëse do të ishte situatë ideale, të gjithë do të ishim në Wembley me 100 mijë spektatorë, por nuk jam i sigurt a do ta pranojë ofertën Tyson Fury. Por, nëse bëhet fjalë për 20 mijë apo 15 mijë njerëz në arenë, të gjitha ofertat e Lindjes së Mesme përputhen; gjithmonë nëse do t’i ndeshim djemtë në hapësira të mbyllura, pasi korriku i atjeshëm është shumë i nxehtë”, përmbylli Hearn.

Albanianpost.com

Më Shumë

Vidhen para, stoli ari në Leshan e Krushë të Vogël

Në dy raste të ndara persona të panjohur kanë vjedhur stoli ari në dy shtëpi të ndryshme. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës...

Totaj pret përfaqësuesit e GIZ-it, diskutohet Faza II e projektit ITP 2026–2029

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, priti sot konsulentin për inovacion Alasdair Reid, si dhe përfaqësuesit e Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ),...

Lajmet e Fundit