Juventusi gati të thej rregullin e pagave për Pogban

Paulo Pogba mund të rikthehet te Juventusi pas gjashtë viteve të kaluara në Old Traford te Manchester United.

Mesfushori francez është futur në vitin e fundit të kontratës me Djajtë e Kuq dhe nuk e ka ndërmend ta vazhdojë atë përkundër ofertës që i kanë bërë drejtuesit e klubit.

E ardhmja e Pogbas pritet të jetë përsëri në Itali dhe përsëri te Juventusi ku qëndroi gjatë viteve 2012-2016.

Tuttosport ka raportuar se Juventus ka pasur tanimë takim me agjentin e lojtarit dhe i ka ofruar atij një kontratë pesë vjeçare me pagë prej nëntë milionë eurove në sezon.

Juventus është gati ta thyej rregullin e pagave ku ‘tavani’ është në shtatë milionë euro vetëm e vetëm ta transferojnë Pogban.

29-vjeçari francez do të fitojë edhe disa bonuse, përfshirë atë në momentin e nënshkrimit si futbollist i lirë.

Më Shumë

Në Prizren arrestohet një i kërkuar dhe i dënuar me 1 vit burg për vjedhje të rëndë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arritur ta lokalizojë një të dyshuar për “vjedhje të rëndë” e që ishte i dënuar me 1...

Duran Duran sonte me koncert madhështor në Shkup

Grupi legjendar britanik Duran Duran do të performojë sonte në Shkup, në arenën “Boris Trajkovski”, duke sjellë një nga ngjarjet më të mëdha muzikore...

Lajmet e Fundit