4.4 C
Prizren
E diel, 1 Shkurt, 2026

Ka dështuar të mbahet seanca ndaj të akuzuarit se ka dëmtuar varret në një fshat të Suharekës

Ka dështuar të mbahet seanca e shqyrtimit gjyqësor të çështjes, për shkak të mungesës së të akuzuarit i cili nga Prokuroria Themelore në Prizren po akuzohet se ka kryer veprën penale “dëmtim i varreve apo kufomave”.

I akuzuari Halit Muharremaj, pavarësisht se ka qenë i ftuar në mënyrë të rregullt përmes procesverbalit të seancës së mëparshme, i njëjti nuk i është përgjigjur ftesës, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Të pranishëm në seancë kanë qenë prokurori Fatos Ajvazi, dëshmitarët Ismet dhe Sadik Muharremaj, ndërsa nuk ka prezantuar në seancë dëshmitari Sahit Muharremaj, për  të cilin gjykata është informuar se i njëjti ndodhet jashtë vendit.

Në këto rrethana, gjyqtari i çështjes Lavdim Bajraktari, në mungesë të kushteve ligjore për mbajtjen e seancës ka shtyrë seancën e sotme për datën 6 maj 2021 në ora 10:30, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndryshe, sipas Prokurorisë Themelore në Prizren i pandehuri Halit Muharremaj po akuzohet se më 20 janar 2018, në orë të papërcaktuar, në fshatin Gjinoc, Komuna e Suharekës, saktësisht në varrezat e familjes Muharremaj, i pandehuri pa autorizim, i heq dhe dëmton tre varre, në atë mënyrë që ditën kritike shkon në vendin kritik dhe pa u vërejtur nga askush, i dëmton dy varre të prindërve të tij dhe një varr të Q. M., prindi i tani të ndjerit D. M., duke i heq pllakat e granitit të pjesës së sipërme të anës së kokës dhe i vendos në tokë, me ç’rast të dëmtuarve i’u shkakton dëm material. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Dokumente, armë dhe para – krejt çka u gjet gjatë aksionit në “Eko Regjioni” Prizren

Gjatë aksionit që u zhvillua me urdhrin e Prokurorisë Speciale në ndërmarrjen publiken “Eko Regjioni” në Prizren ku u arrestuan dy persona, gjatë bastisjeve...

Rahoveci dhe Forumi “FARDI” formalizojnë bashkëpunimin me memorandum

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, dhe kryetari i Forumit Anadrini (FARDI), Qerim Kadiri, dje, kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi, përmes të cilit...

Lajmet e Fundit