13.4 C
Prizren
E martë, 10 Mars, 2026

Kabashi kërkon nga Thaçi formimin e Qeverisë “Muja III”

Lulzim Kabashi LDDKryetari i LDD-së në Prizren, Lulëzim Kabashi ka kërkuar nga lideri i PDK-së Hashim Thaçi, që të formojë sa më shpejt Qeverinë “Muja III” në Prizren.

“Është në dorën e kreut të PDK-së në Prishtinë, se kur do të formohet Qeveria e re lokale në Prizren, prandaj kërkojë që një gjë e tillë të ndodh sa më shpejt për shkak të shumë punëve që na presin për t’u shërbyer interesave të qytetarëve”, tha Kabashi për TV Prizrenin.
Koalicioni AAK-LDD në balotazhin e 1 dhjetorit kanë hyrë në koalicion me PDK—në.

Kabashi pret që të zyrtarizohet dhe respektohet marrëveshja për bashkëqeverisje me komunën e Prizrenit.

Sipas kësaj marrëveshje,koalicioni AAK-LDD do të ketë postin e nënkryetarit dhe 4 drejtori.

Burimet e “PrizrenPress”-it bëjnë të ditur se kryetari Ramadan Muja dhe lideri i PDK-së, Hashim Thaçi tashmë janë përcaktuar për emrat e rinj të drejtorëve të Ekzekutiovit.

”Emrat e drejtorëve të rinj do të publikohen javën e ardhshme”, tregon burimi.

Sipas të njëtit burimi Qeveria “Muja III”, do të përbëhet me emra të rinj të drejtorëve./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Përballje interesante sonte në Rahovec

Ndeshje shumë e rëndësishme në kuadër të xhiros së radhës në Superligë sonte zhvillohet ndërmjet Rahovecit 029 dhe Borës. Takimi do të luhet në palestrën...

Haxhi Avdyli jep dorëheqje nga GUXO, kundërshton sulmet ndaj Osmanit

Deputeti Haxhi Avdyli ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha pozitat në partinë Partia Guxo, duke reaguar ndaj asaj që e cilësoi si...

Lajmet e Fundit