16.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Haradinaj thotë se s’ka zgjedhje në mars

Ramush Haradinaj 1Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se është kundër mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në mars.

Haradinaj ka thënë se në rast se këto zgjedhje do të mbaheshin në mars të këtij viti kualiteti i tyre do të ishte i dobët dhe se mund të ketë rrezik që ato të kontestohen.

Kosova, sipas tij, nuk guxon të bien nën standardin e zgjedhjeve që ka organizuara në vitin e kaluar, por që zgjedhjet e sivjetshme duhet të jenë edhe më të mira.

“Po ju them arsyet pse, për të mbajtur zgjedhje në muajin mars, atëherë nuk janë më të rregullta. Frika e ime dhe besoj e gjithë neve në Kosovë është se Kosova të mban zgjedhje, por që nuk janë mirë të organizuara që të ndodh ose kontestim ose një rezultat zgjedhor i kualitetit më të madh sesa këto që i mbajtëm komunale. Kosova është mirë që ka arritur standardin e zgjedhjeve, por nuk guxon të kthehet mbrapa. Zgjedhjet parlamentare duhet të jenë më mirë të organizuara. Do të ishte rrezik, në rast se mbahen zgjedhjet në mars për kualitetin e zgjedhjeve”, ka thënë Haradinaj, transmeton KP.

Ndryshe, zgjedhjet nacionale varen edhe nga reforma zgjedhore, e cila pritet të përfundojë së shpejti.

Më Shumë

Plagoset një person afër Xhamisë në Dragash – Policia arreston të dyshuarin dhe jep detaje

Një person është plagosur në qendër të qytetit të Dragashit. Rasti ka ndodhur afër Xhamisë në këtë qytet të Kosovës. I dyshuari është identifikuar nga Policia...

Zhduket një person në Prizren

Një person ka njoftuar se axha i tij që vuan me probleme të shëndetit mendor ka dalë nga shtëpia e tij dhe nuk dihet...

Lajmet e Fundit