4.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Kabashi: Qeveria ime nuk do të jetë e korruptuar

111111Qindra anëtarë dhe simpatizantë të AAK-së dhe LDD-së të lagjes “ 11 Marsi “ dhe “ 2 Korriku “ janë tubuar në lokalet e shkollës fillore “ Lekë Dukagjini “ në Prizren, në mbështetje dhe përkrahje të kandidatit për kryetar të Prizrenit, Lulzim Kabashi dhe koalicionit AAK-LDD.
Hapjen e këtij tubimi zgjedhor e bëri kryetari i Nëndegës së LDD-së  “ 11 Marsi “ Ramiz Llugaxhiu.

Kryetari i Degës së AAK-së në prizren, Fatmir Kastrati tha se gjatë kësaj periudhe kohore që janë mbajtur takime, tek qytetarët e Komunës së Prizrenit vërehet interesim i madh për ndryshime.

“Këto ndryshime do të ndodhin vetëm me ardhjen në qeveri të koalicionit AAK-LDD, dhe me zgjedhjen për kryetar të Komunës së Prizrenit, kandidatin e përbashkët të koalicionit Lulzim Kabashi, i cili kësaj radhe para qytetarëve ka dalë me platformë zgjedhore konkrete për zhvillimin ekonomik”.

Kurse kandidati për kryetar të Prizrenit Lulzim Kabashi duke shpalosur platformën e tij zgjedhore i premtoi elektoratit se brenda katër viteve të ardhshme gjatë qeverisjes së tij, secila familje në komunën e Prizrenit do të ketë së paku një anëtar të punësuar.

Kabashi tha se hapja e vendeve të reja të punës do të realizohet përmes zhvillimit ekonomik, bujqësisë, turizmit dhe ndërtimtarisë.
Kabashi e siguroi këtë elektorat se qeverisja e ardhshme e udhëhequr nga ai nuk do të jetë e korruptuar, ndërsa sa i përket investimeve në rregullimin e infrastrukturës së përgjithshme ai tha se firmat që do të përzgjidhen për te realizuar projektet e parapara për t’u realizuar, nuk do t’i paguajnë haraq komunës siq ka ndodhur deri më tani, por ndërtimet do të bëhen kualitative me të gjitha parametrat e caktuara.

Para anëtarëve dhe simpatizantëve të këtij koalicioni, janë prezantuar edhe katër kandidatët e këtyre lagjeve për Asamble Komunale, Emine Avdyli, Naim Qelaj, Majlinda Ukaj dhe Haxhi Seferqaj, të cilët kërkuan votën e elektoratit, duke shprehur gatishmërinë e tyre se do të jenë zë i fuqishëm në mbrojtjen e interesave dhe kërkesave të qytetarëve. Ndërsa krejt në fund të këtij tubimi, nga kryesia e degës së LDD-së në Prizren, ju nda mirënjohje Avdullah Krasniqit – ish aktivist i dalluar i degës së LDD-së në Prizren./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Totaj priti kryetarin e PDAK-së, Qazim Rahmani

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj priti sot kryetarin e subjektit politik PDAK, Qazim Rahmani, nënkryetarin e Komunës së Ferizajt, Danush Ademi dhe bashkëpunëtorët e...

Ylli fiton duelin e parë gjysmëfinal në ‘Karagaçi’

Golden Eagle Ylli ka fituar duelin e parë gjysmëfinal, duke mundur Pejën si mysafir me rezultat 84:87 (22:23, 19:19, 30:15, 13:30). Kampionët kishin epërsi deri...

Lajmet e Fundit