5.2 C
Prizren
E martë, 3 Dhjetor, 2024

Drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare

KuvendiKosoves5-27Kryesia dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës kanë ftuar partitë politike që deri të martën të vendosin nëse në kushtet e fushatës elektorale Kuvendi mundet apo nuk mundet të mblidhet për mbajtjen e seancave plenare.
Dështimi i vazhdueshëm i seancave të fundit për mungesë kuorumi ka shtyrë kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqi që të thërrasë në mbledhje të martën shefat e grupeve parlamentare nga të cilët do të kërkojë mendimin nëse do të vazhdohet me thirrjen e seancave gjatë fushatës apo do të ketë ndonjë pauzë.

“Ne do ta kemi një konsultë nesër (të martën) me kryetarët e grupeve parlamentare dhe pastaj do ta thërrasim seancën më 24 tetor. Por, tani kemi një ngecje jo vetëm të seancave të Kuvendit, por edhe të punës së komisioneve parlamentare”, tha Krasniqi.

Por, problemi i punës dhe funksionimit të Kuvendit duket të jetë më i madh sesa një fushatë zgjedhore.

Subjektet opozitare tashmë konstatojnë se ka një krizë institucionale e cila do të ccojë vendin në zgjedhje parlamentare gjatë pranverës së ardhshme.

Deputeti Ismet Beqiri, kryetar Grupit më të madh parlamentar nga opozita, Lidhjes Demokratike të Kosovës ka bërë të qartë se seancat mund të vazhdojnë vetëm nëse PDK pranon që të formohet Komisioni hetimor në lidhje me shitjen e 75 për qind të aksioneve të Postës dhe Telekomit të Kosovës.

Në të kundërtën ai thotë se bllokimi i punës së Kuvendit do të konsiderohet si pasojë e mungesës së bashkëpunimit nga partitë e koalicionit.a

Një situatë e tillë, nënvizon Beqiri, mund taçojë vendin edhe në zgjedhje të parakohshme.

“Nuk përjashtohet mundësia që të bllokohet puna e Kuvendit, jo nga ne por nga ata që po e bëjnë vazhdimisht dhe këta janë partnerët e koalicionit. Ne e dimë që orari i rregullt i zgjedhjeve nacionale është vitin e ardhshëm, por kështu siç është mendojmë që kjo qeveri asnjë shans nuk e ka që ta përfundojë këtë mandat. Do të thotë mund të pritet që do të ketë zgjedhje të parakohshme”, thotë Beqiri.

Ndërkohë, shefi i Grupit parlamentar të partisë më të madhe në pushtet, Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci pret që puna e kuvendit të rifunksionalizohet sapo të përmbyllet fushata zgjedhore.

Sipas tij, angazhimi i deputetëve në fushatë e ka bërë të vetën dhe ka ndikuar edhe në punën e Kuvendit. Kurse paralajmërimet e opozitës për zgjedhje të parakohshme ai nuk i sheh si serioze, duke besuar se koalicioni i ka numrat e mjaftueshëm në Kuvend që të funksionojë edhe më tutje deri në fund të mandatit.

“Unë shpresoj që kjo (fushata) shumë shpejt po përfundon dhe deputetët duhet t’i kthehen punës së parlamentit. Pastaj është edhe arsyeja tjetër, edhe kostoja do të jetë shumë e madhe dhe ne nuk kemi atë luks që të mbajmë zgjedhje çdo pesë – gjashtë muaj”, thotë Grabovci.

Zgjedhjet e ardhshme parlamentare, sipas mandatit kushtetues, do të duhej të organizoheshin në fund të vitit 2014.

Por, siç qëndrojnë aktualisht punët me funksionimin e Kuvendit, i cili nuk po arrin të marrë asnjë vendim, partitë politike, sidomos ato opozitare, mendojnë se spektri politik duhet të ulet menjëherë pas zgjedhjeve lokale dhe të merret vesh për caktimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare për pranverën e vitit të ardhshëm. /REL/

Më Shumë

Pas reshjeve të dendura të borës, rruga Brezovicë – Prevallë është vështirë e kalueshme

Pas reshjeve të dendura të borës, rruga Brezovicë - Prevallë është vështirë e kalueshme. Bëhet thirrje që automjetet të mos lëvizin pa pajisje dimërore, transmeton...

Nata e përjetësisë mbi Gorozhub

Festim Hoti Ishte 4 dhjetor 1998. Një natë kur qielli ishte i rëndë, sikur të ndjente peshën e barrës që ata mbanin. Bora kishte mbuluar...

Zemra e Forcës

Lajmet e Fundit