6.6 C
Prizren
E martë, 24 Mars, 2026

Kadares i dorëzohet ‘Dekorata e flamurit kombëtar’

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, i ka dorëzuar shkrimtarit të mirënjohur shqiptar, Ismail Kadare gjatë ditës së premte “Dekoratën e flamurit kombëtar” me motivacionin “Në shenjë nderimi dhe mirënjohjeje të pakufishme për veprat e vyera letrare, për pasurimin e pashtershëm e të çmuar të letrave shqipe, si dhe për kontributin e jashtëzakonshëm dhënë në drejtim të lartësimit të emrit e vlerave të kombit shqiptar anembanë botës”.

Dorëzimi u bë në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare “Shekulli i Kadaresë” organizuar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, me rastin e 80-vjetorit të shkrimtarit.

Presidenti i shtetit shqiptar tha se Kadareja është një shkrimtar që arriti të shkruante letërsi evropiane duke mbijetuar në një regjim të vdekur.

“Në ditët e sotme, vepra juaj në gjuhë të huaj e tejkalon dy deri në tri herë listën e titujve të saj botuar në shqip”, tha Nishani.

Ismail Kadare është autor i shumë veprave në poezi e prozë, laureat i shumë çmimeve kombëtare, kandidat i çmimit Nobel për shumë vite me radhë, anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe anëtar i Akademisë Franceze të Shkencave Morale.

Vepra e tij është përkthyer në mbi 40 gjuhë të huaja.

Rikujtojmë se në fillim të këtij viti ky shkrimtar shqiptar u nderua nga shteti francez me urdhrin e lartë “Komandant i Legjionit të Nderit”.

Më Shumë

E dhimbshme, ky është i riu që vdiq sot në një aksident trafiku në Prizren

Sot rreth orës 12:10 në rrugën “Transiti i Vjetër”, në Prizren është raportuar një aksident trafiku në mes të një motoçiklete, një kamioni dhe një...

Vajza sulmohet nga babai dhe motra në Rahovec

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Rahovec, ku një vajzë dyshohet se është sulmuar fizikisht nga babai dhe motra e saj. Me...

Lajmet e Fundit