Kadri Kryeziu nuk arrin të bëhet deputet

Ish gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Kadri Kryeziu nuk ka arritur t’i marr votat e mjaftueshëm në zgjedhjet e 14 shkurtit për të fituar mandatin e deputetit.

Kryeziu në këto zgjedhje ka arriti t’i grumbulloj 3,513 vota.

Kadri Kryeziu ishte ish anëtar i Kryesisë së subjektit politik Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), por kishte vendosur t’i bashkohej PDK-së në vitin 2019-ës, pas më shumë se dhjetë vite larg politikës, nga të cilat për një kohë kishte shërbyer në kushtetuese.

Ndërsa në zgjedhjet e sivjetme të 14 shkurtit, Kryeziu kishte numrin 65 në listën e kandidatëve për deputetë.

Mandatin e deputetit nuk ka arritur ta fitoj edhe ish deputeti Ramiz Kelmendi.

Më Shumë

Recep Morina emërohet drejtor i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik të Mamushës

Recep  Morina është emëruar drejtor i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Mamushës. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Mamushës,...

Totaj i kundërpërgjigjet Kurtit dhe Haskukës: Nuk po e bllokojmë stadiumin, po manipuloni opinionin publik

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, i është kundërpërgjigjur deklaratave të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe ish-kryetarit të Prizrenit, Mytaher Haskuka, lidhur me projektin...

Në breg të detit

Lajmet e Fundit