Kadri Veseli në vetizolim, ka simptoma të COVID-19

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, është vetizoluar të enjten, pasi i janë shfaqur simptoma të COVID-19. Këtë e ka bërë të ditur Veseli përmes një postimi në “facebook”.

I pari i PDK-së është testuar të enjten dhe po e pret rezultatin.

“Pas disa simptomave të lehtë dhe dyshimeve që potencialisht mund të jam infektuar me Sars-CoV-2, sot e kam bërë testin. Në përputhje me rekomandimet e institucioneve, jam vetizoluar deri në konfirmimin e rezultatit”, ka shkruar Veseli.

Më Shumë

Arrestohet shoferi nga Shqipëria pas vdekjes së policit në kufi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e policit Rexhep Gashit në Pikën Kufitare të Vërmicës, i cili dyshohet se është goditur...

Kuvendi i Prizrenit miraton ndarjen e Çmimit të Lirisë “Remzi Ademaj” për Adem Demaçin

Kuvendi Komunal i Prizrenit  ka miratuar unanimisht propozimin për ndarjen e Çmimit të Lirisë “Remzi Ademaj” (pas vdekjes) për veprimtarin e njohur shqiptar, Adem...

Lajmet e Fundit