“Kam me t’mytë krejt”, 76-vjeçarja nga Suhareka denoncon nipin për dhunë e kërcënime

Nuk janë të pakta rastet në Kosovë, kur viktima të dhunës në familje janë prindërit e gjyshërit të cilët përjetojnë dhunë nga fëmijët e tyre. Një rast i tillë i rëndë është raportuar të ketë ndodhur në fshatin Mushtisht të Suharekës, ku një 76-vjeçare e ka denoncuar nipin e saj për dhunë në familje, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Prokuroria bëjnë të ditur se viktima, e cila është në hall me nipin ka vendosur ta raportojë rastin në Polici, ku e shqetësuar skajshmërisht ka rrëfyer për dhunën fizike dhe psikike nga 30-vjeçari.

Sinjali mëson se nga deklarata e saj është kuptuar se nipi po i shkakton probleme që një kohë, por një eskalim i tillë si sot nuk ka ndodhur asnjëherë. Bazuar në dëshminë e saj, i dyshuari e ka kanosur seriozisht duke i thënë se “S’ka me të lënë të gjallë, krejt kam me t’mytë”, thonë burimet

I riu po dyshohet se i ka shkaktuar në vazhdimësi dhunë gjyshes së tij, prandaj për ta parandaluar të keqen, ajo është detyruar që të kërkojë ndihmë.

Si rezultat i këtij denoncimi, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga hetuesit për veprën me të cilën ngarkohet. Ndaj tij, me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti si “Dhunë në familje” dhe i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Më Shumë

Suharekë, vazhdon shkyçja për konsumatorët me dy ose më shumë fatura të papaguara

KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A., Njësia e Suharekës, ka njoftuar se aksioni për shkyçjen nga rrjeti i ujësjellësit do të vazhdojë ndaj konsumatorëve që kanë...

Malisheva dhe Ballkani mësojnë kundërshtarët në Ligën e Konferencës

Malisheva dhe Ballkani kanë mësuar kundërshtarët e tyre për rundin e parë kualifikues të UEFA Europa Conference League. Nënkampionia e Kosovës, Malisheva, do të përballet...

Lajmet e Fundit