7 C
Prizren
E martë, 10 Mars, 2026

Kamioneta godet një këmbësore në Prizren

Një aksident ka ndodhur  dje në rrugën ‘Rexhep Kabashi’ në Prizren, ku një kamionetë ka goditur një grua të moshuar.

Sinjali mëson se deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur kur shoferi që po drejtonte kamionetën, nga pakujdesia ka goditur këmbësoren që po kalonte rrugën.

Mirëpo ai nuk është ndalur fare që t’i ofrojë ndihmën e parë viktimës, apo ta dërgojë atë për tretman mjekësor. I njëjti është larguar në drejtim të panjohur dhe nuk është arritur ende që të identifikohet.

Ndërkohë 67-vjeçarja është dërguar në spital nga familjarët e saj, ku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Më Shumë

Vdes papritur një 48-vjeçar gjatë një ceremonie varrimi në Prizren

Një rast i hetimit të vdekjes është hapur në Prizren, pasi një burrë ka ndërruar jetë papritur gjatë një ceremonie varrimi. Siç mëson Sinjali, ngjarja...

Gjenden mbetje eshtërore në Rahovec, dyshohet për person të zhdukur nga lufta

Në komunën e Rahovecit janë gjetur mbetje eshtërore që dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës në Kosovë. Pas zbulimit, mbetjet eshtërore...

Lajmet e Fundit