14.9 C
Prizren
E martë, 3 Mars, 2026

Kampionati portugez: Dyshime për evazion fiskal

Drejtësia portugeze njoftoi të hënën e 22 nëntorit se kishte kryer dhjetëra kërkime.

Hetimi lidhet me dyshimet për evazion fiskal sa i takon transferimeve të lojtarëve dhe qarqet financiare që përfshijnë agjentët në këto transaksione.

Autoritetet kryen 33 kontrolle kryesisht në Lisbonë dhe Porto “duke mbuluar ambiente biznesi, përfshirë një kompani sportive dhe një institucion bankar, si dhe disa rezidenca”, tha prokuroria portugeze në një deklaratë.

Sondazhi fokusohet në transaksionet “me një dimension të fortë ndërkombëtar” të paktën që nga viti 2017 dhe që përfshijnë transaksione pagesash komisionesh prej më shumë se 20 milionë eurosh.

Sipas mediave lokale, praktika e supozuar e mashtrimit tatimor, shkeljes së besimit dhe pastrimit të parave ka të bëjë me FC Porto.

Drejtësia do të interesohej veçanërisht për transferimin e brazilianit Eder Militao te Real Madridi, në verën e vitit 2019, për një shumë prej 50 milionë eurosh. Presidenti aktual i “Dragonjve”, Jorge Nuno Pinto da Costa, dhe djali i tij, Alexandre Pinto da Costa, thuhet se janë bastisur. /Albanianpost.com

Më Shumë

Donjeta e ARTË

Donjeta Sadiku ka shkëlqyer në edicionin e 77-të të turneut ndërkombëtar të boksit “Strangja 2026”, që u mbajt në Sofia, duke fituar medaljen e...

Liria e pandalshme nën drejtimin e Ismet Munishit

Liria e Prizrenit po kalon një moment të artë në Ligën e Parë të Kosovës, duke regjistruar tri fitore radhazi nën drejtimin e trajnerit...

Lajmet e Fundit