Kandidatët e PDK-së për deputetë vizituan artistët e Teatrit Profesionist të Prizrenit

 

Kandidatët e PDK-së për deputetë të Kuvendit të Kosovës janë takuar sot me artistët e Teatri Profesionist të Prizrenit.

Ministri në largim i Kulturës dhe Sportit, Kujtim Gashi tha se vazhdimisht ka bërë përpjekje që artistët të trajtohen dinjiteteshëm .

“Për mua gjithmonë është kënaqësi takimi me artistët, ndërsa kënaqësi e dyfishtë takimi me artistët e Teatri Profesionist të Prizrenit”.

“Si Kryesues i Kuvendit Komunal kam bërë përpjekje maksimale që teatri Profesionist i Prizrenit dhe aktorët të kenë trajtim dinjitoz”.
“Kur mora drejtimin e Ministrisë së Kulturës, komunitetin e artistëve e gjeta në greva si pasojë e mospërkujdesjes së duhur dhe injorimit nga institucionet përkatëse. Pas një pune dhe përkushtimi të përbashkët, shumë nga kërkesat e tyre i adresuam dhe bëmë zgjidhje”.

“Si Ministër i Kulturës bashkë me drejtorët e Teatrove të qyteteve kryesore të Kosovës, me aktorët e me përfaqësuesit e Sindikatës së Teatrove të Kosovës jemi angazhuar në dokumentin, i cili teatrot e qyteteve të Kosovës do t’i trajtojë me ligj të ri”.
“Kjo nismë duhet të finalizohet në qeverinë e re me kryeministër Kadri Veselin. Teatrot e qyteteve meritojnë trajtim shumë më dinjitoz”.

KANDIDATËT PËR DEPUTETË NGA PDK VIZITOJNË TEATRIN PROFESIONAL ''BEKIM FEHMIU'' NË PRIZREN

KANDIDATËT PËR DEPUTETË NGA PDK VIZITOJNË TEATRIN PROFESIONAL ''BEKIM FEHMIU'' NË PRIZREN

Gepostet von RTV BESA am Samstag, 14. September 2019

Më Shumë

Trepça, kampione e Kosovës

Trepça është shpallur kampione e Kosovës në basketboll, pasi mposhti Bashkimin me rezultat 78:98 në finalen e katërt të “Play-off”-it, duke e mbyllur serinë...

Arpagjik’t me mesazh pas finales: Shihemi sezonin tjetër me një Bashkim edhe më të fortë

Grupi i tifozëve “Arpagjik’t Prizren” ka reaguar pas përfundimit të sezonit të KB Bashkimi, duke falënderuar tifozët për përkrahjen gjatë gjithë kampionatit dhe duke...

Lajmet e Fundit