19.8 C
Prizren
E diel, 8 Shtator, 2024

Kandidatët e PDK-së për deputet, takohen me stafin Akademik të UPZ-së

UPZ-objektiKandidatët për deputet në Parlamentin e Kosovës nga lista zgjedhore PDK-së në Prizren u takuan më stafin e Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren me ç’rast profesorëve dhe stafit drejtues u ofruan alternativa të shumta për një cilësi më të lartë në arsimin fillor, të mesëm dhe të lartë.

Luljeta Veselaj-Gutaj para kolegëve të saj të Universitetit u zotua se përpos të arriturave të shumta që ka ky institucion arsimor, ajo do të jetë zë edhe më i fuqishëm në parlament rreth të arriturave të radhës në këtë institucion mjaft të rëndësishëm.

“Qeveria e Hashim Thaçit e realizoi premtimin e dhënë që do të hapte një universitet në Prizren dhe këtë e realizoi menjëherë pas fitores së saj në zgjedhjet e kaluara, premtoi se do të ketë rritje të pagave edhe këtë e realizoi si dhe premtoi objekt modern për studentët dhe stafin punues, edhe atë e bëri”, tha ajo duke shtuar se pretimet e dhëna të kryeministrit Thaçi duhet t’i besoni se ai e dëshmoi veten si njeri i mbajtjes së premtimeve.

Edita Tahiri tha se kryeministri Thaçi pati vizione dhe misione të shumta të cilat sipas saj janë realizuar në përpikëri.

“Kryeministri Thaçi është njeri vizionar dhe misionet e parapara të tij kohë më parë hap pas hapi i realizoi pasi duke u nisur nga çlirimi i vendit, shpallja e pavarësisë, dialogu me Serbinë që komunat serbe të veriut t’i kthente nën administrim të Kosovës dhe sot qytetarët shqiptarë të lëvizin në atë pjesë të vendit, tha Tahiri.

Irfan Fusha kandidat i radhës nga PDK-ja, tha se për dy arsye vendosi që t’i hynte kësaj gare.

“Arsyeja e parë ishte plani për zhvillim ekonomik që unë i përkas kësaj fushe dhe e dytë fondi për punësim që përsëri më përket mua dhe kolegëve të tjerë të biznesit. Unë në kompaninë time “ABI center” kamë të punësuar një numër të madh të punëtorëve që ndoshta edhe nuk janë të nevojshëm të gjithë, por për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve kam vendosur që t’i lë në punë dhe ta zhvilloj biznesin tim me aq mundësi sa kam”, tha ai, duke shtuar se “Misioni i Ri “ është platforma më e mirë për këto dy arsyet e tij.

Në fund të takimit të gjithë kandidatët kërkuan nga profesorët universitarë që ta votojnë PDK-në me numat 58 dhe kandidatët që ata i kanë më për zemër. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Prizreni përkujton dëshmorët dhe martirët në 26-vjetorin e Epopesë së Vërrinit

Sot, në 26-vjetorin e Epopesë së lavdishme të Vërrinit, zyrtarë të Komunës së Prizrenit dhe qytetarë të shumtë u mblodhën për të nderuar dëshmorët...

Mot me diell dhe vranët, gjatë ditës riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të dendura. IHK njofton se vranësirat gjatë ditës...

Lajmet e Fundit