19.8 C
Prizren
E diel, 8 Shtator, 2024

Kandidatët për deputetë nga VV-ja në Prizren – zotohen

VV-kandidatet nga prizreniKandidatët për deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje! në Prizren, zotohen për mbrojtjen e të gjitha interesave të qytetarëve që do t’i përfaqesonin.

Ja deklarata e plotë, e dërguar në E-mail-in e “PrizrenPress”-it:

Ne kandidatët e poshtënuar të Lëvizjes Vetëvendosje për deputetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës, në rast të marrjes së detyrës për përfaqësimin e vullnetit qytetar në institucionin më të lartë vendimarrës, zotohemi publikisht se do të jemi zë që mbron dhe përfaqëson vullnetin politik të të gjitha qytetarëve pa dallim.

Do të jemi në shërbim për të gjitha çështjet që hyjnë në kuadër të fushëveprimit tonë.

Do të promovojmë vlerat e demokracisë dhe shtetit të së drejtës.

Do të fokusohemi në shtimin e kontrollit parlamentar ndaj pushtetit ekzekutiv, me theks të veçantë atij lokal; do të angazhohemi për domosdoshmërinë e ruajtjes së vlerave historike edhe trashëgimisë së pasur kulturore që ka Prizreni.

Do të promovojmë bevojën për rritjen e kapaciteteve për zhvillimin e turzmin kulturor si sektor strategjik për zhvillim ekonomik të zonës urbane, si dhe zhvillimin e sektorit të bujqësisë përmes politikave aktive për zhvillimin e bujqësisë për zonat rurale.

Mbi të gjitha do të punojmë parreshtur për jetësimin e alternativës qeverisësese të Lëvozjes Vetëvendosje! si i vetmi program qeverisës që iu përgjigjet nevojave të qytetarëve dhe hap rrugë zhvillimit të gjithëmbarshëm të Rebupblikës së Kosovës.

Ne zotohemi se jemi të gatshëm për dorëheqje nëse nuk i plotësojmë keto premtime.

Mytaher Haskuka
Nora Arapi Krasniqi
Levent Kasëmi
Valizake Thaçi Celina
Artan Abrashi

/PrizrenPress.com/

VV-Prizren-zotimiVV_Prizren-zotimi1

Më Shumë

Viti i ri shkollor nis në Prizren, Totaj uron nxënësit dhe zotohet për investime

Me fillimin e vitit të ri shkollor në Komunën e Prizrenit, kryetari Shaqir Totaj, ka uruar sot nxënësit dhe stafin mësimor për një vit...

Moti sot me diell e riga shiu, temperaturat deri në 31 gradë

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do të shkojnë deri në 31...

Lajmet e Fundit