Kandidati i PDK-së premton mbështetje për lojtarët e “Kabashit”

Kandidati i PDK-së për kuvendar të Prizrenit, Islam Ukaj, ka vizituar sot lojtarët e klubit të futbollit “Kabashi‘‘.

Ai, u ka premtuar lojtarëve se do të kenë mbështetje nëse PDK-ja rikthehet në Prizren.

Postimi i plotë

Sot, u takova, me lojtarët e klubit të futbollit “Kabashi‘‘ i themeluar qysh në vitin 1992.

Ky klub, ka marrë pjesë në shumë turnire të shumta në Prizren dhe në disa qytete brenda Kosovës, por edhe jashtë vendit tonë.

Vlen të theksohet, pjesëmarrja e klubit në Turqi, konkretisht në turnirin “Ataturk Bahar Turnuvasi” në qytetin Antaly të Turqisë, i cili 2 herë u shpall kampion, ku në këto turnire, morën pjesë mbi 50 ekipe nga shumë shtete të ndryshme.

Gjatë qeverisjes sonë, PDK ka dhënë shumë për sportin në përgjithësi, ndërsa pas rikthimit në pushtet me 17 tetor, ne do të investojmë akoma më shumë për sportin, sepse ky pushtet i udhëhequr nga VV dhe Mytaher Haskuka, nuk i ka mbështetur klubet tona sportive mjaftueshëm dhe aq sa e meritojnë, për prezantimin sa më të mirë të qytetit tonë në Kosovë dhe jashtë saj.

#PDK177

#ShaqirTotaj

#BashkëpërPrizrenin

#IslamUkaj4

SPONSORIZUAR

 

Më Shumë

Prizren, mbahet takimi i Forumit Koordinues mes Komunës dhe shoqërisë civile

Është mbajtur sot takimi i radhës tre-mujor i Forumit Koordinues ndërmjet organizatave të shoqërisë civile dhe Komunës së Prizrenit, në bashkëpunim me Misionin e...

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. E bërë pjesë e këtij reality shoë që nga dita e parë, Moza...

Lajmet e Fundit