Quni premton zgjidhjen e problemeve në Vlashnje dhe Petrovë

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Anton Quni, në kuadër të fushatës zgjedhore ka vizituar dy fshatra të kësaj komune.

Ai, në takimet me banorët e këtyre fshatrave është njohur nga afër me problemet e tyre.

“Fshati Vlashje, ka probleme për të cilat pushteti lokal as që është interesuar. Punimet e stërzgjatura në shkollë, kanalizim i hapur që kundërmon në gjithë fshatin, moskompensimi i dëmeve që në kultura agrare u ka shkaktuar vërshimi, janë vetëm disa nga lista e problemeve të shumta të cilat banorët i ndan me mua”, tha Quni.

“Me ne në qeverisje lokale, nuk do të ketë fshatra që do të flasin për mungesa të infrastrukturës bazike”.

“Së bashku do të mblidhemi e të flasim për zhvillim e avancim të standardit jetësor. Vlashnja dhe fshatrat gjithandej komunës meritojnë më mirë”.

Quni ka folur edhe për problemet e fshatit Petrovë.

“Ishte kënaqësi bashkëbisedimi me banorët e fshatit Petrovë. Ujërat e zeza, rreziku që paraqet rrethërrotullimi tek tranziti e problemi me trotuaret, ishin disa nga shqetësimet e tyre. Së bashku do ta bëjmë ndryshimin e madh dhe të gjitha problemet do ti zgjidhim një nga një”.

Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz të ulur dhe ambiente të jashtme

Më Shumë

Përmbyllet manifestimi “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë” në Prizren

Me një ceremoni solemne të mbajtur në Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren, është përmbyllur edicioni i sivjetmë i manifestimit tradicional “Java Remzi...

Në Prizren nis manifestimi “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë”

Në Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren është hapur sot manifestimi tradicional “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë”, i organizuar nga Drejtoria...

Lajmet e Fundit