Mesfushori i Francës është i famshëm me Mini Cooperin e tij, të cilin ai e ngiste për vite me radhë dhe imazhin modest, për të cilin ai këmbëngul se është i tepruar. Por, statusi i tij si njeri i mirë u konfirmua nga ish-kolegu i tij te blutë, Fabregas.
Sidoqoftë ndërsa Kante priste në anë të rrugës për të larguar veturën e tij, atij iu afrua një tifozë. Pra, natyrshëm ai thjesht i kërkoi një selfie, përkundër se lojtari kishte pësuar aksident.
“‘Të gjithë e dinë se ai është me të vërtetë një qenie njerëzore e mirë”, deklaroi Fabregas në Daily Telegraph.
“Një ditë, ne [ekipi] u takuam në mëngjes, po stërviteshim natën dhe të gjithë thoshin: ‘Ku është N’Golo, ku është N’Golo?’. Ne po fillojmë stërvitjet dhe normalisht ai ishte gjithmonë ishte në kohë”.
“Përfundimisht, ai arriti dhe të gjithë filluan të duartrokisnin dhe Antonio [Rudiger] tha: ‘Çfarë ka ndodhur?’”.