Mesfushori i Francës është i famshëm me Mini Cooperin e tij, të cilin ai e ngiste për vite me radhë dhe imazhin modest, për të cilin ai këmbëngul se është i tepruar. Por, statusi i tij si njeri i mirë u konfirmua nga ish-kolegu i tij te blutë, Fabregas.

Kante ishte – në mënyrë të pazakontë – vonë për një stërvitje te Chelsea në vitin 2018, përpara ndeshjes në Kupën Carabao kundër Arsenalit. Arsyeja? Mini Cooperi i tij ishte përplasur me një kamion, duke thyer një pasqyrë dhe duke shkaktuar dëme në makinën e tij.

 

Sidoqoftë ndërsa Kante priste në anë të rrugës për të larguar veturën e tij, atij iu afrua një tifozë. Pra, natyrshëm ai thjesht i kërkoi një selfie, përkundër se lojtari kishte pësuar aksident.

“‘Të gjithë e dinë se ai është me të vërtetë një qenie njerëzore e mirë”, deklaroi Fabregas në Daily Telegraph.

“Një ditë, ne [ekipi] u takuam në mëngjes, po stërviteshim natën dhe të gjithë thoshin: ‘Ku është N’Golo, ku është N’Golo?’. Ne po fillojmë stërvitjet dhe normalisht ai ishte gjithmonë ishte në kohë”.

“Përfundimisht, ai arriti dhe të gjithë filluan të duartrokisnin dhe Antonio [Rudiger] tha: ‘Çfarë ka ndodhur?’”.