13.8 C
Prizren
E hënë, 3 Nëntor, 2025

Kanye West zyrtarizon lidhjen e re me sozinë e Kim Kardashian, poston foton e parë me Chaney Jones në Instagram

Kanye West me sa duket konfirmoi romancën e tij të re me Chaney Jones në rrjetet sociale përmes një postimi të ri. Bëhet fjalë për screenshot-in e një lajmi që shkruante se ata janë bashkë dhe një foto e çiftit. Kanye shtoi një emoji zemre të zezë krah postit duke konfirmuar kështu se mes tyre ka lindur një romancë.

Para pak ditësh, mediat pranë reperit raportuan se ai nuk është i lidhur me yllin e mediave sociale dhe se nuk është i interesuar për të filluar asnjë lidhje serioze. Por duket se Kanye ka marrë vendimin që t’i japë një mundësi Chaney.

Në postimin e tij nuk mungoi komenti i Jones e cila shkroi, “Dashuria ime” krahas një emoji me zemër të zezë dhe emoji me gishta të kryqëzuar. Chaney gjithashtu ri-ndau të njëjtin postim në Instastory.

Postimi i Kanye vjen një ditë pasi Chaney publikoi një selfie me të në një nga Instastory-t e saj të fundit. Duket se dyshja tashmë kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre. Romanca e re e Kanye vjen pak pas ndarjes së tij të fundit me yllin e “Uncut Gems”, Julia Fox. West ishte takuar me Fox-in gjatë një feste gjatë Vitit të Ri në Miami.

Nga ana tjetër, sipas “HollywoodLife”, Kim ndihet  ‘mjaft e lehtësuar” lidhur më marrëdhënie e re të ish-partnerit të saj. Ndër të tjera, ajo ka thënë shpesh herë se tashmë nuk i intereson se më kë i rezalizon takimet Kanye, dhe se dëshiron vetëm që ai ta lërë të qetë.

 

Më Shumë

Artan Abrashi takon deputeten shqiptare në Kroaci, Ermina Lekaj Perlaskaj

Në një ditë me diell në zemër të Prizrenit, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës, Artan Abrashi, është takuar me deputeten shqiptare...

Ndalohet për 48 orë prokurori që u arrestua për marrje ryshfeti

Prokuroria Speciale ka njoftuar se i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh të dyshuarit, B.Sh., për kryerjen e veprës penale “Marrja e...

Lajmet e Fundit