Kapen me marihuanë, arrestohen dy persona në Marash të Prizrenit

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Marash të Prizrenit, pasi që gjatë kontrollit tek të njëjtit është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë rreth 1.91 gram, raporton PrizrenPress

Sipas raportit 24-orësh të policisë, pas intervistimit dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregulltë.

“Marash, Prizren 13.08.2022 – 01:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që gjatë kontrollit tek të njëjtit është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë rreth 1.91 gram. Pas intervistimit dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullte”, thuhet në raport./ PrizrenPress.com

Më Shumë

Përleshje me thika në Prizren, tre persona përfundojnë të lënduar

Një përleshje fizike mes katër personave ka ndodhur në Prizren, ku dyshohet se janë përdorur mjete të mprehta, përfshirë thika, duke lënë të lënduar...

Osmani e Limaj takohen rastësisht në Prizren, i urojnë suksese njëri tjetrit

Në një kafene në Prizren kanë rastisur të jenë në fushatë prijësja e listës së LDK-së, Vjosa Osmani dhe Fatmir Limaj, i cili po...

Lajmet e Fundit