Kapen pesë qese me drogë në Prizren

Pesë qese me drogë janë kapur në Prizren.

Policia njofton se një person është arrestuar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar tek i cili gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar pesë 5 paketime me qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë në peshë 3.55 gramë”, njofton PK.

“Po ashtu gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar 57.51 gram substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë dhe një pako rizlla – mbështjellëse për marihuanë”.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje/PrizrenPress.com/ .

Më Shumë

Lajmet e Fundit