Gashi i PDK-së: Partitë tjera nuk mund të luftojnë korrupsionin

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Kujtim Gashi, ka folur për zgjedhjet e ardhshme që pritet të mbahen në vendin tonë.

Është tanimë e ditur se të gjitha partitë po aludojnë se do të mposhtin korrupsionin dhe nepotizmin që ka ngulfatur institucionet. Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, thotë se asnjë parti nuk mund t’i i luftojë dhe për këtë ka një fakt interesant.

“Partitë tjera po flasin shumë për luftimin e korrupsionit dhe nepotizmit, por ato nuk janë të gatshme të marrin veprime”, ka thënë Gashi.

“E dëshmuan këtë me mosnënshkrimin e Paktit antikorrupsion që nuk janë të gatshëm për veprime”

Tutje Gashi ka hedhur akuza edhe ndaj LDK-së, duke thënë se në listën e tyre ka persona që kanë akuza.

Më Shumë

Arrestohet 27-vjeçari i dyshuar për vjedhje të rëndë në Suharekë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “vjedhje e rëndë”, pas një operacioni hetimor disa ditor në Suharekë. Sipas njoftimit...

Diaspora përmbys rezultatin në Malishevë: VV-ja del partia e parë, PDK-ja bie e dyta

Numërimi i votave me postë të diasporës ka sjellë ndryshime në renditjen e partive edhe në komunën e Malishevës. Lëvizja Vetëvendosje tashmë ka dalë e...

Lajmet e Fundit