Kaq i bukur, qyteti më i varfër shqiptar!

Në të vërtetë, fotografitë tregojnë një natyrë marramendëse…

Por, sipas Eurostatit, qyteti verior me lumin që e përshkon hershëm, Kukësi, renditet si më i varfri në të gjithë Evropën. Natyra e mrekullueshme, premton shumë për një turizëm, që mund ta rigjallërojë të gjithë zonën…

     

     

Dritëro Agolli e ka sjellë qytetin e vjetër e të ri, me notat lirike zgjuar buzë Drinit plak…

Ec unë buzë liqenit
Buzë Drinit të lashtë
Tek valë e tij shikoj
Lisat e lartë

Nusërojnë pemët
Në borën e bardhë
Ç’është ky liqen, që kurrë s’e kemi parë
Thonë ato, tek këndojnë

Mes valëve që shkojnë
Flenë gurët e shtëpisë dhe cdo prag
Ndaj këngët e djepit si një mall
Me dritë mbuluar aty flenë

U mbytën dhe vanë
Mbet në shpirt nostalgjia
Dhe unë ec e menduar
Dhe ëndërroj buzë Drinit të lashtë

Diçka do flijonim
Në emër të jetës
Brezat që vijnë
Për ne bukur të thonë

Dhe nuk ish e lehtë
E thjeshtë jo nuk qe
Që valët dritë ti kishte
Ky liqen të ndriçojë dhe kjo jetë

Më Shumë

Sot moti me diell dhe vranësira, temperaturat maksimale shkojnë deri në 30 gradë

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në ndonjë rajon pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me disa...

Prizreni vazhdon shenjëzimin rrugor, ripërtërihet shtegu i biçikletave në qytet

Drejtori i Shërbimeve Publike, Islam Ukimeri, ka përcjellë nga afër punimet për shenjëzimin horizontal dhe vertikal, të cilat po realizohen sipas planit në gjithë...

Lajmet e Fundit