10.8 C
Prizren
E hënë, 6 Maj, 2024

Katastrofa vjen në Film

Katastrofa ajrore në Smolensk vjen në një film në Poloni. Synohet të rishkruhet historia e rrëzimit të avionit pranë aeroportit rus.

Reporterja e televizionit Nina është figura kryesore në filmin polak “Smolensk”. Ajo duhet të raportojë për katastrofën e vitit 2010, ku humbi jetën presidenti polak, Lech Kaczy?ski dhe 95 vetë që ndodheshin në bordin e avionit të presidentit. Raportimet zyrtare flasin për aksident. Përgjatë hulumtimeve, gazetarja shton dyshimet, dhe në fund arrin në përfundimin se bëhet fjalë për një atentat kundër presidentit polak. Ndoshta hakmarrja e Putinit që Lech Kaczy?ski mbështeti luftën e Gjeorgjisë kundër Rusisë në vitin 2008, sipas skenarit. Qëllimi i regjisorwve të mbështetur edhe nga politikanë nacional-konservatorë të partisë qeverisëse, PiS: Të bindet publiku se rrëzimi i avionit ishte atentat.

Dy trauma kombëtare

Që regjisori mund t’ia dalë këtij qëllimi, kjo lidhet edhe me simbolikën e dyfishtë të katastrofës. Më 10 prill 2010, Lech Kaczy?ski dhe gruaja e tij bashkë me një delegacion të nivelit të lartë ishin rrugës për në Katyn- një fshat pranë Smolenskut në perëndim të Rusisë. Ata donin të nderonin kujtimin e 22.000 oficerëve polakë, që u vranë 70 vite më parë nga shërbimi sekret rus. Masakra e Katynit u kthye në një traumë kombëtare, që rëndon prej vitesh marrëdhëniet mes Rusisë e Polonisë. Gati çdo katër polak beson se tragjedia e dytë, që ndodhi gati në të njëjtin vend nuk ishte aksident.

Konservatorët e hodhën poshtë që në fillim raportin zyrtar të qeverisë së Donald Tusk, ku flitet për gabime të pilotit dhe mungesës së përgatitjes, po ashtu edhe për aparate navigimi të pasaktë. Edhe regjisori polak, Antoni Krauze nuk ka besuar në variantin e rastësisë. Në një intervistë ai u shpreh se ajo që thuhet zyrtarisht bie ndesh me rregullat e fizikës. Në kompjuter mund të shohësh se si avioni fillimisht godet nëpër pemë, pastaj bëhet copa-copa nga shpërthimet. Versioni zyrtar thotë se avioni shpërtheu pas humbjes së një krahu pas një përplasjeje të mëparshme. Reporterja në film vjen në përfundimin se duhet të kenë qenë forca të tjera më të mëdha që e bënë një avion të tillë kaq të madh të rrëzohet.

Mediat polake kanë raportuar se filmi ka pasur një mentor të rëndësishëm, vëllain e presidentit të vrarë, Jaroslaw Kaczy?ski ka dhënë herë pas here ide për ndryshimin e skenarit. Pas shfaqjes së premierës së filmit, ku mori pjesë edhe presidenti Duda e kryeministrja Szydlo, Kaczy?ski foli me entuziazëm për “një prodhim që rrëfen të vërtetën”. Por në ditët e para, ndryshe nga sa pritej, filmin e kanë parë pak vetë. Kaczy?ski kërkon që “të përshpejtohet zbardhja e shkaqeve të katastrofës” me qëllim që “polakët të dinë e kuptojnë të vërtetën”. Sipas tij “e vërteta duhet të bëhet publike dhe shtetërore dhe të jetë pjesë e librave të historisë”.

Çështja e fajit mbetet e hapur

Deklarata të tilla shqetësojnë prindërit dhe mësuesit. Artur Sierawski, një mësues historie nga Varshava thotë se filmi “Smolensk” është pjesë e politikës së re për historinë, që mohon faktet dhe kërkon të kthejë në hero Lech Kaczy?skin, presidentin që ndërroi jetë në katastrofën e avionit.

Që tani nuk flitet më për të “vdekurit” e Smolenskut, por për të “rënët”. Ka shumë të dhëna që flasin për këtë. Komisione të reja hetimore duan të “korrigjojnë” ligjërimin për Smolenskun. Qeveria premtoi madje këtë javë për prova “të vërteta” në rastin Smolensk. “Regjistrime të panjohura dhe tronditëse të bisedave” që janë mbajtur sekret nga qeveria e mëparshme, sipas qeverisë nacionalkonservatore.

Më Shumë

Aksidenti me fatalitet në Suharekë, shoferja dyshohet se nga pakujdesia kaloi në shiritin e kundërt dhe u godit me motoçikletën

Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka dhënë detaje lidhur me aksidentin me fatalitet që ndodhi të dielën në Shirokë të Suharekës, ku për...

I ofroi ryshfet 5 euro policit “për një kafe”, arrestohet shoferi i një autobusi në Vërmicë

Policia e Kosovës e ka arrestuar një shofer të autobusit, shtetas i Maqedonisë së Veriut, në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, meqë i njëjti i...

Lajmet e Fundit