Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar për 48 orë katër persona të dyshuar në dy raste të ndara penale.
Në njërin rast, tre persona janë ndaluar si të dyshuar për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, ndërsa në rastin tjetër është ndaluar një person për veprën penale “Dhuna në familje”, në përputhje me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Po ashtu, Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur tri (3) aktakuza ndaj tre personave të ndryshëm për vepra të natyrave të ndryshme penale.
Dy (2) aktakuza janë ngritur kundër dy personave për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa aktakuza e tretë është ngritur kundër një personi për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”.
Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren