10.9 C
Prizren
E mërkurë, 4 Mars, 2026

Katër të vdekur dhe 1721 raste me COVID-19 në 24 orët e fundit

Katër persona me COVID-19 kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit në vend.

Në ndërkohë pozitiviteti i rasteve ka shënuar rënie pasi janë konfirmuar 1721 persona me koronavirus nga gjithsej 8.205 testime të kryera apo 20.97 %.

Sot janë shëruar 2.704 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 183.111,

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.407 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.791.536 doza të vaksinës. Deri më sot 807.900 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 87.965 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Në total numri i rasteve aktive në vend është 30.097.

Më Shumë

Shaqir Totaj: Nëse nuk ka marrëveshje, nuk e bëjmë kuorumin

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova tha se Partia Demokratike e Kosovës nuk do t’ia bëjë kuorumin...

Paga e 13-të për punëtorët e sektorit publik ekzekutohet në fund të këtij muaji

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se përmbushja e zotimeve të mandatit të ri ka nisur me zbatimin e buxhetit të miratuar në...

Lajmet e Fundit