7.4 C
Prizren
E enjte, 30 Prill, 2026

Katër ushtarë nuk përfshihen në pllakën e ngritur në Has

Komanda e Batalionit të dytë “Ruzhdi Salihu” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në krye me komandant Ramiz Qeriqi- Luani, nëpërmjet një komunikate për media kanë reaguar kundër pllakës së ngritur në Gorozhup të Hasit për mos përfshirjen e të gjithë ushtarëve të mbijetuar në këtë pritë të 14 dhjetorit të vitit 1998.

Ish-komandant Luani, i cili njëherësh është këshilltar në KK të Lipjanit nga radhët e PDK-së nëpërmjet një komunikate për media ka thënë se batalionit të tyre në këtë pikë më 14 dhjetorit të vitit 1998 i kanë rënë dëshmorë 12 ushtarë, ndërkaq shumë të tjerë janë të mbijetuar.

“Nga të mbijetuarit në këtë pllakë mungojnë katër luftëtarë, tani veteran dhe invalid të UQK-së të batalionit të dytë “Ruzhdi Salihu” nga komuna e Lipjanit, të cilët nuk janë të përfshirë në pllakë. Andaj kërkojmë përgjegjësi nga Qeveria e Kosovës dhe organizatorët për mos përfshirjen e emrave të tyre në këtë pllakë. Kërkojmë që brenda një periudhe shumë të shkurtër të vendosen edhe emrat e tyre”, thuhet në komunikatë. Sipas tyre nëse nuk reagojnë institucionet përkatëse do të ngritin padi penale ndaj organizatorëve dhe Qeverisë së Kosovës.

“Emrat e këtyre ushtarëve të cilët nuk janë përfshirë në këtë pllakë janë: Beqir Luma nga fshati Kraishtë, Osman Zeqiri nga fshati Varigovc, Avni Rizani nga fshati Krojmir si dhe Hazir Rizani nga fshati Krojmir”, thuhet më tej në komunikatë.

Image

Më Shumë

Rikthehet te fitoret Drini i Bardhë, triumfon në Deçan

Drini i Bardhë ka arkëtuar tri pikë të rëndësishme në transfertë, duke mposhtur Deçani me rezultat 1:2, në kuadër të Ligës së Dytë. Të dy golat...

Spitali i Prizrenit pranon donacion nga kontingjenti italian i KFOR-it

Spitali i Përgjithshëm Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren ka pranuar një donacion të ri nga kontingjenti italian i misionit KFOR,...

Lajmet e Fundit