11.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Katër vjet në det, tani veç pak metra larg bregut: ‘Ferri vetë’ në anijen e bllokuar të Emirateve

Turistët janë mësuar të shohin sërfistë apo kajakë në brigjet idilike të Umm Al Quëain në Emiratet e Bashkuara Arabe. Por sot ata janë mbledhur në shezllonet e diellit për të pirë kafe dhe për të parë pamjen e pazakontë të një cisterne nafte prej 5,000 tonësh të ngecur në rërë.

Për ekuipazhin brenda anijes me flamur të Panamasë,  të ngecurit në plazh shënon një kapitull tjetër shqetësues në një kalvari gati katër-vjeçar në det.

Ky është një nga rastet më të këqija të braktisjes së detarëve që doli në dritë që pas asaj të kapitenit Ayyappan Sëaminathan, ngelur për 18 muaj në anijen e ngarkesës MV Azraqmoiah në brigjet e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe publikuar nga The Guardian në 2019.

I braktisur nga pronari i anijes, me pagat e papaguara për 32 muajsh, ekuipazhi me pesë personash i Iba prej 4 milionë dollarësh është lënë në harresë. Nëse largohen nga anija, ata e humbin pretendimin e tyre për mijëra dollarë që iu detyrohen.

Nay Vin, kryeinxhinier 53-vjeçar nga Mianmar, i cili ishte kontraktuar për të punuar në anije për një vit në 2017, thotë se ekuipazhi ka duruar “vuajtje të tmerrshme” dhe janë të shqetësuar për familjet e tyre. “Unë nuk mund të dërgoj pagat tek familja ime, fëmijët e mi nuk mund të studiojnë, ata nuk mund të hanë, ata duhet të marrin hua para.”

Kryeinxhinjeri , gruaja e të cilit, vajza 17 vjeçe dhe djali 21 vjeç tani jetojnë në një shtet ku ka ndodhur një grusht shteti ushtarak dhe thotë: “Unë jam i shqetësuar për familjen time, për Covid-19 dhe situatën politike. Unë u thashë atyre, qëndroni në shtëpi, mos dilni jashtë ”.

Ajo që filloi si një punë normale e detarisë u kthye në një “ferr të gjallë”, thonë burrat, pasi pronari i anijes, Alco Shipping, dikur një nga firmat më të mëdha të transportit të Emirateve të Bashkuara Arabe, u ndesh me vështirësi financiare dhe ndaloi pagimin e pagave gati tre vjet më parë. Që nga ajo kohë ata janë detyruar të mbështeten në organizata bamirësie për ushqim dhe ujë.

 

1 / 2

 

Duke folur për Guardian përmes WhatsApp, kryeinxhinjeri Vin thotë se i është dashur të anulojë arsimin universitar për fëmijët e tij dhe nuk mund të përballojë fatura mjekësore për vajzën e tij, e cila ka probleme me zemrën.

Vin dhe Riasat Ali, 52, një inxhinier i dytë nga Pakistani, kanë qenë në bord që nga korriku 2017.

Monchand Sheikh, 26, një kuzhinier nga India, u bashkua në fund të vitit 2018, ndërsa Vinay Kumar, 31, një tjetër inxhinier i dytë, dhe Nirmal Singh- Bora, 22, të dy nga India, u bashkuan në fund të vitit 2019.

Në janar, anija, e cila është pothuajse pa karburant, theu dy spiranca në detin me dallgë në Al Hamriya Port, pikërisht në veri të Dubai.

Ekuipazhi kaloi 12 orë të tmerrshme ndërsa Iba renditej në një kënd prej 45 gradë dhe filloi të shkonte në ujërat e Gjirit, para se të mbeste përfundimisht në rërë, disa metra larg nga plazhi.

 

“Unë e informova pronarin që zinxhiri i ankorimit mund të prishej në çdo kohë, por atij nuk i intereson”, thotë Ëin.

“Ne kemi parë ferrin gjatë këtij udhëtimi”, thotë Kumar, një baba i dy fëmijëve. “Çdo ditë që luteshim, ishte shpresa jonë e vetme,” i tha ai National, një gazetë të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Ekuipazhit i detyrohen 230,000 dollarë paga të papaguara, thonë detarët. Alco Shipping ishte në listën e zezë nga qeveria indiane në 2018 për shkak të rasteve të braktisjes.

Nëse ekuipazhi shkel në tokë, ata rrezikojnë të ndalohen sepse nuk kanë dokumentet e duhura. Pasaporta e kryeinxhinjerit Ëin, e cila skadoi ndërsa ai ishte në det, mbeti te ish-punëdhënësi. Dhe me një grusht shteti ushtarak në atdhe, është e paqartë se si ai do të marrë një të re. Për më tepër, ligji ndërkombëtar i ndalon “anijet fantazmë” në det pa ekuipazh sepse ato janë një rrezik sigurie.

Rastet e braktisjes së detarëve janë në një rekord të lartë, përkeqësuar nga pandemia e koronavirusit, ka thënë Organizata Ndërkombëtare Detare (IMO).

Zonat e nxehta për braktisje janë Lindja e Mesme dhe Azia, me Emiratet e Bashkuara Arabe në krye të listës në vitin 2020, pasuar nga Kina, Tajvani, Turqia dhe Italia.

Liberia, Malta dhe Panamaja ishin shtetet flamur me më shumë raste vitin e kaluar, treguan të dhënat e IMO dhe Organizatës Ndërkombëtare të Punës.

Mohamed Arrachedi, koordinator i rrjetit botëror arab dhe Iran për Federatën Ndërkombëtare të Punëtorëve të Transportit (ITF), thotë se ndërsa shumë raste të braktisjes mund të zgjidhen shpejt, disa zgjasin më shumë për një sërë arsyesh, përfshirë mungesën e bashkëpunimit nga pronarët dhe pa sigurim në bord për të mbuluar detarët.

“Është e papranueshme që detarët të mbahen peng në anije për një kohë kaq të gjatë dhe mirëqenia dhe të drejtat e tyre të injorohen,” thotë Arrachedi. “Detarët duhet të jenë në zemër dhe në qendër të veprimit në rastet e braktisjes.”

Më Shumë

Arratisen me pushime Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez!

Si një nga yjet më të mëdhenj të sportit në botë, Cristiano Ronaldo ka fuqinë të kthejë kokën kudo që shkon (përveç Shteteve të...

Dramë e madhe në Suharekë – super derbi me katër gola

Ballkani dhe Drita ka luajtur një ndeshje të madhe duke barazuar me rezultat 2-2 në kuadër të derbit të javës së 30-të të Superligës...

Lajmet e Fundit