Katër vrasjet që tronditën vitin e kaluar Prizrenin

Vrasja e Armenda Aliut – Velija, pati tronditur vitin e kaluar Prizrenin. Ajo u vra me 15 plumba nga bashkëshorti i saj, Bajram Velija.

Çifti Velija morën rrugë nga Zvicra për në Prizren, gjatë muajit korrik.

Një zënkë e ashpër përfundoi me tragjedi.

Kjo vrasje llogaritet më e rënda që ndodhi vitin e kaluar në Prizren.

 

Zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaban Osmanollaj tregon se vitin e kaluar në regjionin e Prizrenit janë shënuar vetëm katër vrasje.

Dy vrasje në Prizren, kurse dy të tjera në Suharekë.

Vrasja e dytë në Prizren, pati ndodhur me një foshnje.

Një nënë ishte arrestuar për mbytjen e saj.

Dy vrasje, vitin e kaluar, patën tronditur edhe Suharekën.

Një polic i SHPK-së vrau punëtorin në kazino.

Vrasja tjetër brenda 24 orëve ndodhi në fshatin Studenqan.

Vëllai vrau vëllain, për çështje pronësore.

“ Policia ka arritur të identifikojë dhe arrestojë autorët e këtyre vrasjave”, tha Osmanollaj për “PrizrenPress”.

Sipas tij, me përjashtim të këtyre vrasjeve, situata e sigurisë në regjionin e Prizrenit ka qenë e qetë.

“ Viti 2019-të për këtë regjion, ka qenë më i suksesshmi gjatë 10 fiteve të fundit “, tha ai.

Ai, tha se gjatë këtij viti janë konfiskuar 160 armë./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Deri në 33 gradë sot

Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi sot do të ndikohet nga mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas njoftimit të institutit,...

KEDS-i me punime në rrjet, reduktime në Prizren

KEDS ka njoftuar se disa vende do të mbesin pa energji elektrike sot, për shkak të punimeve në rrjet. Përmes një njoftimi për media, KEDS-i...

Lajmet e Fundit