Kazakistan, merr flakë autobusi; vdesin 52 pasagjerë

Gjithsej 52 pasagjerë të një autobusi kanë vdekur në Kazakistan për shkak të një zjarri të shpërthyer në bord. Tragjedia ka ndodhur në rajonin e Aktobes, në veri të vendit.

Vetëm pesë nga 57 personat që gjendeshin në autobus kanë mbijetuar. Sipas autoriteteve lokale, pasagjerët e mjetit ishin të gjithë qytetarë të Uzbekistanit fqinj. Shkaqet e zjarrit nuk janë zbardhur akoma, por policia dyshon se mund të ketë ndodhur nga një qark i shkurtër.

Siç raportohet nga autoritetet kazake të operacioneve të emergjencës, në vendngjarje ndodhen policia, mjekët dhe zjarrfikësit.

Sipas asaj që referojnë burime nga Ministria e Shërbimeve dhe Emergjencës, mjeti ishte regjistruar në Kazakistan. Dy shoferët, të dy kazakë, kanë mbijetuar.

Ndërkohë që të gjithë të mbijetuarit janë shtruar në një spital në rajonin e Irgizit për të mjekuar plagët e marra.

Më Shumë

Në Vërmicë po rregullohet shtrati i gurrës dhe rruga fushore

Drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Prizren, Nderim Kadriaj, ka përcjellë nga afër punimet që po zhvillohen në fshatin Vërmicë, ku po realizohet...

Shpërblehet Mamusha

Kryetari i Komunës së Mamushës, Abdulhadi Krasniç, ka njoftuar se komuna që ai udhëheq është shpërblyer nga Ministria e Pushtetit Lokal dhe organizata Helvetas,...

Lajmet e Fundit