7.4 C
Prizren
E premte, 13 Mars, 2026

KB Bashkimi triumfon ndaj Yllit

Klubi i basketbollit Bashkimi ka shënuar fitore ndaj Golden Eagle Ylli, në kuadër të javës së nëntë të Prince Caffe Superligës.

Ndeshja përfundoi 89:85, ku takimi kryesisht gjatë tërë kohës ishte i baraspeshuar me rezultat të ngushtë.

Ndeshja shkoi në vazhdime pas rezultatit të barabartë dhe në fund, Bashkimi ia doli të shënonte fitore.

Për fituesin, më të mirët e ndeshjes ishin Sean Hoen me 32 pikë, gjashtë kërcime e gjashtë asistime, Musab Mala me 21 pikë, Julian Hamati me 14 pikë she Shaq Carter me 12 pikë.

Në anën tjetër, më të mirët tek Ylli ishin Valon Bunjaku me 26 pikë, Cody John me 20 dhe Griffin Rame me 16 sosh.

Tani të dy skuadrat kanë nga katër fitore dhe pesë humbje.

KB Bashkimi triumfon ndaj Yllit

Më Shumë

Gjendet i vdekur Alush Kastrati nga Rahoveci

Është gjetur i vdekur Alush Kastrati, 80 vjeçari nga fshati Zatriq i Rahovecit i cili ishte shpallur i zhdukur nga data 7 mars. Lajmin për...

P.C Prizreni mposht Istogun, mbetet lider

Proton Cable Prizreni ka shënuar një tjetër fitore të rëndësishme në Ligën e Parë të basketbollit, duke mposhtur Istogun me rezultat 89:75. Skuadra prizrenase zhvilloi...

Lajmet e Fundit