8.2 C
Prizren
E hënë, 9 Shkurt, 2026

KDTP: Drejtori Simitçi u detyrua të japë dorëheqje

Kryesia e Degës së KDTP-së në Prizren, në mbledhjen e saj të fundit, i ka dhënë mbështetje ish-drejtorit të Financave në Komunën e Prizrenit, Ertan Simitçi, pas dorëheqjes së tij nga ky post, shkaku i aktakuzës së ngritur nga Prokurori i Shtetit.

Në një komunikatë të partisë që përfaqëson komunitetin turk në organet komunale të Prizrenit, thuhet se Simitçi është detyruar të japë dorëheqje, shkruan sot Koha Ditore.

“Si degë do ta përcjellim deri në fund rastin e drejtorit tonë, që është detyruar të japë dorëheqje si pasojë e pretendimeve të paqëndrueshme, dhe Kryesia e degës e deputetët e kanë njoftuar atë se do t’i ofrohet tërë përkrahja e duhur”, thuhet në komunikatën e KDTP-së.

Pas kësaj, sipas njoftimit, është diskutuar se si të veprojnë dega dhe partia në rastet e kësaj natyre.

Ndërkohë edhe kryetari i Degës së KDTP-së në Prizren, Levent Bush përmes një deklarate ka theksuar se respekton vendimin e Simitçiut, pavarësisht se e ka pritur me keqardhje. “Gjithashtu në emër të degës dhe komunitetit turk, Ertan Simitçiun e falënderoj për punën e bërë gjatë kryerjes së detyrës së drejtorit”, ka thënë Bush.

https://www.koha.net/kosove/181621/kdtp-drejtori-simitci-u-detyrua-te-jape-doreheqje/

Më Shumë

Superduel në basketboll: Ylli dhe Bashkimi matin forcat sonte

ProCredit Superliga e Kosovës në basketboll vazhdon me ndeshje të forta, ku sonte në Suharekë përballen dy skuadra rivale, Golden Eagle Ylli dhe Bashkimi,...

Komisionerët nga Dragashi para Krimeve Ekonomike në Prizren – vazhdojnë intervistimet për manipulim votash

Vazhdon seria e intervistimeve në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike në Prizren, ku sot janë paraqitur edhe komisionerë nga komuna e Dragashit, të...

Lajmet e Fundit