6.1 C
Prizren
E mërkurë, 18 Mars, 2026

KE rikonfirmon rekomandimin për liberalizimin e vizave për Kosovën

Komisioni Evropian ua ka dorëzuar shteteve anëtare të BE-së, raportin e përditësuar për vizat, ku vlerësohen të arriturat e autoriteteve Kosovare në fushat kryesore. Bëhet fjalë për dokumentin kyç i cili do shërbejë për bazë gjatë procesit të marrjes së vendimit për liberalizimin e vizave. Sipas Komisionit Evropian, rekomandimi i vitit 2018 për liberalizimin e vizave, mbetët plotësisht i vlefshëm.

Kosova ka krijuar një kornizë të fuqishme ligjore dhe operative për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe për të trajtuar rreziqet e emigracionit dhe të sigurisë, konsideron Komisioni Evropian, në raportin e fundit për vizat.

Në këtë dokument i cili u është dorëzuar shteteve anëtare, nënvizohet se baza për rekomandimin e Komisionit në vitin 2018, për të përjashtuar shtetasit e Kosovës për kërkesat për viza, siç thuhet, mbetet plotësisht e vlefshme.

Bëhet fjalë për një plotësim faktik mbi zhvillimet kryesore në fushat me interes për shtetet anëtare të BE-së, të cilat në kuadër të vendim marrjes për liberalizim të vizave, kanë kërkuar edhe një vlerësim të Komisionit Evropian. Që nga raporti i Komisionit Evropian në vitin 2018, kur për herë të parë u dha rekomandimi i vizave, sipas Komisionit Evropian, Kosova ka vazhduar ta konsolidojë progresin në fushat kryesore të identifikuara në udhërrëfyesin për vizat, thuhet në raportin e këtij institucioni.

Sipas vlerësimit të Komisionit Evropian, që nga viti 2018, Kosova ka bërë përpjekje të konsiderueshme për të përmirësuar më tej sistemin e drejtësisë, duke përfshirë efikasitetin, profesionalizimin, llogaridhënien dhe integritetin.

Gjithashtu vlerësohet se Kosova ka forcuar kornizën ligjore institucionale dhe gjyqësore në katër fushat kyçe, ku përfshihet siguria e dokumenteve, kufiri dhe menaxhimi i migracionit, rendi dhe siguria publike, si dhe të drejtat themelore lidhur me lirinë e lëvizjes dhe kështu, i ka sjellë ato më afër standardeve të BE-së.

Ndryshe, ky është dokument kyç mbi të cilin do të nisin procedurat legjislative për procesin e liberalizimit të vizave. Me 13 tetor kur formalisht nisin procedurat e vendim marrjes, shtetet anëtare të BE-së, do të kenë për bazë pikërisht këtë raport të Komisionit Evropian.

Në raportin e Komisionit thuhet më tej se edhe pas liberalizimit të vizave, do të vazhdohet monitorimi i zbatimit nga Kosova i të gjitha kërkesave të përcaktuara në udhërrëfyes./RTK

Më Shumë

Ferizaj fiton me përmbysje në Malishevë

Ferizaj ka mposhtur Malishevën 1-2 në xhiron e 24-të të Superligës së Kosovës në futboll. Vendësit gjetën epërsinë falë Mevlan Zekës në minutën e 12-të. Ndërkaq,...

Fundjava e ‘nxehtë’ në Superligë, vëmendja në Suharekë

Xhiro e 24-të e Superligës se Kosovës na jep një javë me emocione ku sytë do të jenë te derbi kryesor i javës, Ballkani...

Lajmet e Fundit