4.2 C
Prizren
E martë, 3 Mars, 2026

KEDS: Erërat e forta lanë pa rrymë një numër të caktuar të konsumatorëve

Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar të dielën se për shkak të erërave të forta, janë dëmtuar përçues elektrikë dhe shtylla elektrike në disa vende.

Me këtë rast, një numër i caktuar i konsumatorëve kanë mbetur pa furnizim me energji elektrike.

KEDS-i ka bërë të ditur se ka shtuar ekipet në terren në mënyrë që të sanojnë dëmet e shkaktuara.

“Erërat e forta që filluan dje në disa rajone të Kosovës, kanë vazhduar edhe sot thuaja në tërë territorin e Kosovës. Kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve tanë në këto zona të afektuara nga erërat dhe shpresojmë se në një afat sa më optimal gjendja me furnizim me energji elektrike do të kthehet në normalitet”, ka njoftuar KEDS-i.

Më Shumë

Njihuni me policët e lagjes tuaj në Prizren dhe Suharekë

Policia e Kosovës po vazhdon iniciativën për prezantimin e policëve të lagjeve në të gjitha zonat, me qëllim ndërtimin e besimit dhe bashkëpunimit me...

Totaj pret kolonelin Federico Mora

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, priti sot në një takim njoftues Kolonelin Federico Mora, komandantin e ri të Komandës Rajonale Perëndimore të...

Lajmet e Fundit