5.4 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Kelmendi: Skenarin për arrestimin tim e përgatiti politika

Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Muhamet Kelmendi, e ka quajtur skenar të përgatitur nga politika arrestimin e tij të mërkurën nga Policia e Kosovës. Sipas tij, ky arrestim është bërë për ta denigruar personalitetin e tij.

“Arrestimi im ka qenë spektakël mediatik për ta denigruar personalitetin e një profesori, një personi që është themelues i UÇK-së e që, aktualisht, kritik ndaj Qeverisë”, ka thënë Kelmendi në një intervistë për “Epokën e re”.

Kelmendi ka bërë me dije se është i pastër dhe nuk është i përfshirë në asnjë vepër penale.

Ai ka thënë se ende nuk e di arsyen e vërtetë të arrestimit të tij dhe për këtë çështje ka kërkuar sqarim publik nga ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, drejtori i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, dhe shefi i Inspektoratit, Fitim Shishani. Ai e ka porositur policinë mos të vihet në shërbim të individëve të caktuar të skenës politike.

Më Shumë

Vllaznia përmbys Drinin e Bardhë

Vllaznia ka regjistruar fitore në shtëpi ndaj Drini i Bardhë me rezultat 3:1, në një ndeshje ku mysafirët e nisën më mirë. Drini i Bardhë kaloi i...

Arrestohen tre të dyshuar për vjedhje në Prizren

Tre të dyshuar B.H., N.A., dhe D.P., janë arrestuar nën dyshimin për vjedhje në Poslishtë të Prizrenit. Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes janë sekuestruar...

Lajmet e Fundit