31.2 C
Prizren
E shtunë, 7 Qershor, 2025

Kelmendi: Vota ime do të jetë kundër demarkacionit

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi, ka thënë se për shkak të bashkëvendësve të tij do të votojë më 1 shtator kundër demarkacionit me Malin e Zi.

Ndonëse nuk e ka kontestuar marrëveshjen për kufirin me Malin e Zi, Kelmendi ka thënë se Çakorri është kufiri shpirtëror i rugovasëve. Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka sqaruar se kundërshtimi i tij për demarkacionin nuk është i njëjtë si ai i opozitës.

Kelmendi i ka kritikuar pozitën dhe opozitën për këtë çështje. Sipas tij, Qeveria nuk e ka informuar sa duhet opinionin për këtë marrëveshje, ndërsa opozita e ka politizuar këtë çështje.

Kelmendi ka treguar se ka bërë ftesë publike për liderët institucionalë dhe politikë që më 29 gusht të mbahet një takim, kokë më kokë, pa ndërmjetësim ndërkombëtar, për çështjen e demarkacionit, në vilën e “Elkos”-it në Rugovë.

“Ne nuk jemi angazhuar mjaftueshëm për ta bindur opinionin ndërkombëtar që kufiri i ynë i vërtetë, natyral, strategjik, gjeografik dhe shpirtëror duhet të jetë në Çakorr”, ka thënë Kelmendi. /Epoka e re/

Më Shumë

Berisha viziton KBI-në në Prizren me rastin e Kurban Bajramit

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Kryetari i Nismës Socialdemokrate – Dega në Prizren, Zafir Berisha, së bashku me një pjesë të kryesisë...

Arrestohen dy qytetarë dhe një polic jashtë detyrës në Prizren, IPK: Zyrtari ishte i suspenduar për një rast tjetër

Inspektorati Policor ka njoftuar se të shtunën ka ndodhur një incident mes disa personave, mes tyre një zyrtar policor. “Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), është...

Lajmet e Fundit