-1.6 C
Prizren
E mërkurë, 15 Janar, 2025

Këndin Amerikan në Prizren certifikohen grupet e para për trajnimin e të rinjve në teknologji

Këndi Amerikan, i cili funksionon në kuadër të Bibliotekës së Qytetit të Prizrenit, ka përfunduar me sukses trajnimet e para për grupet e të rinjve në fushën e teknologjisë.

Trajnimi është mbështetur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë dhe ka zgjatur dy muaj.

Të rinjët janë trajnuar në fushën e krijimit të aplikacioneve për telefona të mençur ‘Android’, programin në mikro bita (micro: bit),dhe teknologjinë 3D.

Drejtoresha e Bibliotekës, Sahadete Sadikaj –Kukaj, e vlerësoi lartë këtë trajnim. Ajo ka bërë thirrje edhe për grupet e tjera të të rinjve që bëhen pjesë e hapësirës krijuese, që ofron Këndi Amerikan.

Ndërsa, Besart Osmani, punëtor në Këndin Amerikan, i cili i ka mbajtur trajnimin e para, tha se këto organizime janë për herë të parë në hapësirat e Bibliotekës dhe shumë të dobishme për të rinjtë.

Ai deklaroi se gjithsej kishte 26 të rinj të Prizrenit, të cikët me zell kanë ndjekur trajnimet si dhe apelon te grupe tjera të interesuar se shumë shpejt do të fillohet edhe me grup tjera dhe të interesuarit mund të regjistrohen.

Vlen të theksohet se gjithat këto trajnime organizohen pa pagesë, të cilat përkrahen vazhdimisht nga Ambasada Amerikane për të cilët Biblioteka është shumë falënderuese.

Më Shumë

NISMA hap fushatën në Malishevë, Limaj: Vendlindja vendi më i mirë për të filluar faqebardhë

Fatmir Limaj, kryetar i NISMA-s, ka bërë të ditur se kjo parti ka nisur fushatën elektorale në Banjë të Malishevës, vendlindja kjo e vetë...

Prodhohen pjesë veturash, do të punësohen mbi 100 gra në rajonin e Zhupës

Pas kompletimit të inventarit me makineri të rrobaqepësisë, do të nisin punë fillimisht mbi 100 gra e më pas edhe 100 të tjera, në...

Lajmet e Fundit