Kënga e trimit

Sahit F. Osmani

Vjen kënga e trimit prej kohës së luftës
Mbi atdhe fluturim me krahët e shqipes

“-E dhashë jetën për lirinë e ëndërruar
Trimërinë time atdheu më pat kërkuar”

E dëgjon zemër e përvuajtur e nënës
I ndizen sytë e shuar nën terrin e natës

“-Ku të mori plumbi o bir’ i nën?s
O zemër e njomë o zog i këngës!”

Qan nëna dhimbshëm dënes e vajton
Veshur në të zeza varrin i kërkon

Kënga e trimit prej kohës së luftës vjen
Me gjak të lirisë e ndezur në këngë

“-Unë nuk u luta për lirinë e atdheut
Por luftova me shenjën e Skënderbeut

Në çdo cep të atdheut kudo roje jam
Kush lufton për liri nuk vdes kurrë o nanë!”

Më Shumë

148 vjet nga Lidhja e Prizrenit

Sot mbushen 148 vjet që kur më 10 qershor 1878 filloi organizimi dhe themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Është kjo njëherësh një ndër Lidhjet...

17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

Një rast i rëndë është shënuar të shtunën në Ulqin, ku 17-vjeçari me inicialet E.K., nga Malisheva, raportohet se humbi jetën teksa ishte duke...

Lajmet e Fundit