21.1 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

Këngëtari amerikan shpallet fajtor për abuzim me të mitura dhe trafikim të qenieve njerëzore

Këngëtari amerikan, Robert Sylvester Kelly i njohur me emrin skenik, R.Kelly një nga emrat më të njohur të muzikës R&B, është shpallur fajtor për “abuzim seksual e gra dhe të mitura” dhe “Trafikim me qënie njerëzore” për më shumë e dy dekada.

Akuza me të cilën ngarkohet, fituesin e çmimeve “Grammy” me këngën “I Believe I Can Fly”, mund ta lërë atë tërë jetën në burg.

Një grua kishte akuzuar artistin se ai i kishte dhënë drogë dhe më pas kishte abuzuar seksualisht me të, mirëpo i gjithë verdikti i saj “ishte mbajt i fshehur” pasi Kelly kishte kërcënuar atë.

“Jam gati të filloj jetën time të lirë dhe të filloj procesin e shërimit. Jam shumë e lumtur për gratë që janë në gjendje të tregojnë të vërtetën”, tha gruaja, e identifikuar në gjykatë si Sonja.

Sipas dokumenteve zyrtare, Kelly nuk i lejonte viktimat e dhunës, as të hanë e as të përdorin tualetin pa lejen e tij, madje kontrollonte edhe veshjen e tyre.

Ndërkohë që, i akuzuari në paraqitjet e mëparshme në gjykatë, i kishte mohuar plotësisht akuzat më të cilat ngarkohej.

Gjithashtu, sipas akuzës ngjarjet e rënda kanë ndodhur në dhomat e hotelit kur ai ishte në turne.

“Nga të gjitha rastet me të cilat kam punuar, i z.Kelly është më i keqi”, tha avokajta Gloria Allerd./21Media

Më Shumë

Isuf Çollaku – Bukëpjekësi që la gjurmë në Prizren

Zanati i bukëpjekësit ka qenë ndër më të vjetrit dhe më të nderuarit në qytetin e Prizrenit, dhe një nga emrat që lidhet ngushtë...

Kurti: Ofruam dy kompromise, opozita s’u tregua e gatshme për marrëveshje

Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka falënderuar përfaqësuesit e partive politike që iu përgjigjën ftesës së tij për takim,...

Lajmet e Fundit