7.7 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Keqpërdorën gjashtë vota, gjykata i fal

Gjykata ne GjakoveShtatë persona akuzoheshin nga prokurori, Ali Uka, për mashtrim në votime në bashkëkryerje. Pasi ata kishin keqpërdorur vetëm gjashtë vota, prokurori hoqi dorë nga ndjekja penale e tyre. Gjykata mori aktvendim në favor të të akuzuarve.

Të akuzuarit keqpërdorimin e votave e kishin kryer në Shkollën Fillore “Gjergj Kastrioti” të Fshatit Llazicë të Malishevës më 12 dhjetor të vitit 2010 në vendvotimin 3035A/01R.

Ata në këtë vendvotim ishin në cilësinë e personave zyrtarë për mbarëvajtjen e procesit të votimit dhe sipas aktakuzës së Prokurorisë themelore të Gjakovës kanë falsifikuar rezultatet e votimeve duke shtuar dhe hequr vota kandidatëve të ndryshëm të subjekteve politike, transmeton kallo.com

Sipas raportit të auditimit pas numërimit të votave nga KQZ-ja ka rezultuar se janë keqpërdorur gjithsej 6 vota.

Të gjithë të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm për veprën penale me të cilën ngarkoheshin.

Ish-kryesuesi i Komisionit Nazmi Foniqi, tash i akuzuar tha se këto 6 vota kanë mundur të jenë kontestuese për shkak të lodhjes së madhe dhe angazhimit të madh, por assesi me ndonjë pretendim të caktuar.

Ai kërkoi nga prokurori që të jepen emrat e kandidatëve të cilët janë dëmtuar apo favorizuar nga këto 6 vota.

Me 20 shtator 2013 të akuzuarit ishin ftuar nga policia për herë të parë për t’u deklaruar lidhur me rastin.

Pasi që në rastin konkret bëhej fjalë për 6 vota dhe duke iu referuar qëndrimit të kryeprokurores së atëhershme të shtetit Laura Pula që të mos ngrihet aktakuzë për keqpërdorimet deri 299 vota, prokurori Uka hoqi dorë nga ndjekja penale.

Me këtë rast gjykata nxori aktgjykim në favor të të akuzuarve.

Më Shumë

Peja 03 barazon serinë finale ndaj Bashkimit

Peja 03 e ka barazuar serinë finale ndaj Bashkimit në Superligën e Kosovës te Femrat. Vashat pejane fituan në ndeshjen e dytë finale me rezultat...

Mbijetesa e Rahovecit 029, Latifi e quan kapitull krenarie për qytetin

Rahoveci 029 ka siguruar qëndrimin në elitën e Superliga e Kosovës në basketboll pas një fitoreje dramatike në vazhdime ndaj Golden Eagle Ylli me...

Lajmet e Fundit