3.7 C
Prizren
E enjte, 15 Janar, 2026

Kërcënohet

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, është kërcënuar sot në zyrën e tij të punës nga një qytetar i kësaj komune.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Rajonit të Gjakovës, Lirije Podrimaj.

Sipas zëdhënëses, Policia ka marrë një informacion se sot rreth orës 15:40, në zyrën e Drejtorisë për Arsim në Komunën e Rahovecit, një arsimtar kishte filluar të bërtas me ton të lartë.

“Më pas personi ka hyrë edhe në zyrën e kryetarit aktual të kësaj Komune me ç’rast e ka kanosur edhe kryetarin derisa ka ndërhyrë stafi i Komunës dhe e ka larguar nga zyra”, tha Lirije Podrimaj për kallxo.com.

Me të marrë informacionin, patrullat policore janë vënë në kërkim të personit të dyshuar dhe i njëjti është arrestuar në ora 17:00 n? shtëpinë e tij.

“Pas intervistimit, personi mbahet në ndalim policor prej 48 orësh me urdhër të Prokurorit të Shtetit”, tha zëdhënësja e Policisë së Rajonit të Gjakovës.

Ndryshe, Idriz Vehapi sipas rezultateve preliminare të balotazhit të 19 nëntorit, ka humbur përballë kandidatit nga AAK, Smajl Latifi.

Më Shumë

Vërshime të mëdha në Suharekë, bllokohen disa rrugë

Me reshjet që kanë nisur që mbrëmjen e së premtes, disa zona në Suharekë janë përfshirë sërish nga vërshimet, duke vështirësuar qarkullimin rrugor. Kryetari i...

Rasti BKS, Gjykata Themelore në Prizren dërgon në mbajtje 39 të dyshuar

Gjykata Themelore në Prizren ka njoftuar se pas përfundimit të seancës dëgjimore për caktimin e masës së sigurisë ndaj 39 të pandehurve, të njëjtit...

Lajmet e Fundit