18.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

Kërkohen 10 milionë euro për mbrojtjen e Qendrës Historike të Prizrenit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskuka ka kërkuar që të ndahen fonde emergjente për mbrojtjen e Qendrës Historike të Prizrenit. Ai tha se duhet të ndahen minimum 10 milionë euro për riparim dhe mirëmbajtje të qendrës historike, raporton PrizrenPress.

Më poshtë keni fjalimin e deputetit Mytaher Haskuka

Javën e kaluar ndodhi një tragjedi, një vajzë 3 vjeçare duke lozur në një rrugicë ku banonte vdiq nën murrin e një shtëpie e cila ishte nën mbrojtje të shtetit. Atë ditë, po ashtu u lënduan 2 persona.

Kaluan më shumë një javë nga tragjedia dhe asnjë reagim nga institucionet përgjegjëse. Reagimi I vetëm institucional ishte vendosja e gypave të kanalizimit rreth objekteve të trashëgimisë kulturore në Prizren. Nuk ka as inicim të ndonjë rasti ndaj zyrtarëve (në prokurori), nuk ka kërkesë për përgjegjësi e as deklaratë nga kryeministri, ministra apo personi i cili veten e quan “president”.

Qeveritarët e Prizrenit këtë ngjarje u munduan të paraqesin si fatkeqësi.

Po, fatkeqësia e Xheneta Gashit ishte që ajo jeton ne Komunën e Prizrenit ku një kryetar I dënuar qe tre vjet vazhdon të mban postin e tij. Ku shumë drejtorë komunale janë nën hetime por gjykimet e tyre vazhdojnë në pafundësi. Prizreni ku njerëzit vriten nga gangsterë ngase prokuroria nuk bën punën e saj. Prizreni ku fajdeja bën biznes.

Pastaj si mund të jetë fatkeqësi kur një vajzë jep shpirt nën rrënojat e një shtëpie që është nën mbrojtje të shtetit?

A mund të jetë fatkeqësi kur ekzistojnë fonde për mirëmbajtjen e këtyre shtëpive dhe kur kemi institucione që duhet të mirëmbajnë ato?

A mund të quhet fatkeqësi kur organet kompetente e neglizhojnë punën e tyre dhe si pasojë e kësaj shkaktojnë vdekje? Ligjet përcaktojnë qartë përgjegjësitë e Komunës së Prizrenit dhe të ministrive sipas ligjit ato duhet të mbrojnë qendrën historike të Prizrenit dhe të ofrojnë siguri për qytetarëve.

Nëse mjeku neglizhon punën dhe pacienti vdes, mjeku shkon në burg. Nëse shoferi i veturës neglizhon vozitjen dhe e vret këmbësor ai futet në burg. Por në Kosovë nëse një zyrtar nuk e bën punën e tij dhe si pasojë njerëzit vdesin kjo nuk konsiderohet si krim.

Në vitet e kaluara shumë organizata joqeveritare dhe opozita në Prizren kanë kërkuar që institucionet të ndalin degradimin e qendrës historike dhe të ndajë fonde emergjente për të ndërhyrje dhe riparime tek objektet e rrezikuara nga shembja. Degradim kjo që u bë me neglizhence, por edhe me djegie dhe rrënim, për ti hapur vend bizneseve të lidhura me pushtetarët e Prizrenit. Kështu nuk do të anëtarësohemi KURRË në UNESCO.

Qendra historike e Prizrenit është pasuria më e madhe kulturore e Kosovës prandaj duhet të ndahen fonde emergjente për mbrojtje. Duhet të ndahen minimum 10 milion euro për riparim dhe mirëmbajtje të qendrës historike.

Po ashtu duhet të krijohet komisioni hetimor për të shikuar se ku çalon implementimi i ligjeve në Prizren dhe pse ka ardhur deri te kjo gjendje. Pra një komision parlamentar për hetimin e degradimit të Qendrës Historike të Prizrenit. Ftoj të gjithë deputetë që e duan Prizrenin të përkrahin formimin e këtij komisioni duke vënë nënshkrimet e tyre.

Nëse lejojmë shkatërrimin e trashëgimisë kulturore të Prizrenit kot e kemi anëtarësimin në UNESCO! Ju faleminderit!  /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Haradinaj: Rahoveci e dëshmoi kontributin ndaj Atdheut përmes shumë luftëtarëve të zotë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në shënimin e Ditës së Dëshmorëve në Komunën e Rahovecit. Haradinaj ka...

Rahoveci e bën hapin e parë drejt finales

KH Rahoveci e ka bërë hapin e parë drejt finales së plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll. Në “Mizahir Isma”, Rahoveci e mposhti Trepçën...

Lajmet e Fundit