18.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Kërkohen 100 euro shtesë për shujtë, policët me probleme shëndetësore janë liruar nga detyra

Policisë së Kosovës që nga fillimi i përhapjes së koronavirusit, iu është zgjatur orari i punës me katër orë shtesë, duke u rritur orari i punës së tyre nga tetë orë në dymbëdhjetë orë.

Përveç orarit të zgjatur, Policia përballet edhe me rrezikun e infektimit me koronavirus.

Shaban Tasholli, nënkryetar i Sindikatës së Policisë së Kosovës, ka thënë se orari prej 12 orësh është i gjatë dhe i ngarkuar për policët. Tasholli tha se policët janë të pajisur me maska dhe me doreza.

“Së pari orari 12 orësh kuptohet që është pak i ngarkuam, mirëpo polici është e përgatitur edhe për këtë sepse pranimi i vetë policëve e ka një dinamik të tillë dhe janë të përgatitur për një orar 12 orësh dhe nuk është e lehtë, mirëpo e përballojnë ata janë të pajisur me maska dhe doreza sidomos ata të policët të cilët janë drejtpërdrejtë në rast dhe pantrollat të gjithë janë të pajisura”, tha Tasholli.

Ai theksoi se janë duke pritur 300 eurot e premtuar nga Qeveria që sipas tij, pritet të realizohen. Ai tha se është bërë edhe një kërkesë për 100 euro shtesë në emër të shujtës.

“Së pari nga Qeveria kem premtimin e 300 euroshit e cila besoj se me të parin do të realizohet ajo edhe puna e ushtarit edhe ajo do të paguhet mirëpo është bërë edhe një kërkesë për 100 euro shtesë në emër të shujtës dhe besoj se edhe atë do ta kemi, por besoj se edhe 100 euroshi për shujtë është i aprovuar”.

“Rrogat që i kemi pas ne ato i kemi dhe rroga bazë, rrezikshmëria dhe të gjitha ta janë nuk preken asnjë plus është ky 300 euro dhe do të thotë në situatën të cilën ne jemi vërtet ndoshta edhe 1000 euro më ja dhënë policit nuk janë boll mirëpo ne duhet të pajtohemi me situatën që e kemi sepse është e tërë popullata në një mënyrë e izoluar e këtij virusi dhe ne jemi në ballë të detyrës, por mjekët kuptohet që ata janë të parët ndërsa ne jemi për çështje të sigurisë”, tha ai për EO.

Tasholli tha se për momentin ka mjaft policë dhe nuk është i nevojshëm të shtohet numri i tyre. Disa prej policëve që kanë problem të tjera apo janë të shtyrë në moshë janë liruar nga detyra.

“Për momentin ka mjaft polic dhe nuk është e nevojshme të shtohet numri i tyre dhe i kemi të liruar ata që kanë pasur disa sëmundje për shembull apo të moshave të ndryshme dhe drejtoria e shëndetësisë e jona ka bërë atë korrigjim dhe kanë marre me drejtorin e përgjithshëm vendimin që ata punëtor të lirohen”.

Tasholli mes tjerash ka thënë se nuk ka keqpërdorime të detyrës nga policët dhe se qytetarët janë të kënaqur me shërbimin e tyre.

“Jo nuk kemi raste të keqpërdorimit dhe përkundrazi që edhe në popullatë kemi një disiplinë dhe policët janë në atë masë që po punojnë dhe nuk kemi raste qe ka ndonjë keqpërdorim”.

“Ne e kemi drejtorin e shërbimeve shëndetësore dhe mjekët dhe psikologë e pedagogë të gjithë janë ata që merren me këtë çështje dhe ata do të jenë në vijën e parë nëse ndonjë polic infektohet nga virusi”.

Më Shumë

Sonte gjysmëfinalja e parë në CHL: Bayern përballë Real Madridit

Mbrëmja e së martes do të jetë e zjarrtë në “Allianz Arena”. Ky vend do të jetë “fushëbeteja” e përballjes mes dy gjigandëve të futbollit...

Malishevë: Gruaja largohet nga shtëpia, shkak dhuna e burrit

Një grua është larguar nga shtëpia për shkak të dhunës së ushtruar nga burri i saj. Rasti ka ndodhur të hënën në Malishevë, rreth orës...

Lajmet e Fundit