Kërkohet arrestimi i reperes saudite për këngën ku lavdëronte vajzat nga Meka

Disa zyrtarë sauditë kanë kërkuar arrestimin e një repereje që kishte publikuar një këngë “Mecca Girl” në të cilën lavdëronte gratë nga ky qytet si “të fuqishme dhe të bukura”.

Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë reaguar ashpër, duke i cilësuar hipokrite autoritetet.

Video ishte publikuar në YouTube javën e shkuar nga një repere e re nën nofkën Asayel Slay. Ajo këndon për gratë e qytetit të shenjtë të Mekës.

“Respekt për vajzat tjera, por vajza e Mekës është sheqerkë”, thotë ndër tjerash ajo në këngë.

Kënga ishte shpërndarë shumë në rrjete sociale me përdoruesit që e lavdëronin, shkruan BBC.

Të enjten, guvernatori i Mekës, Khaled al-Faisal, urdhëroi arrestimin e njerëzve prapa videos, duke thënë se është “fyerje e zakoneve të Mekës”.

Llogaria e Asayel Slayit në YouTube është mbyllur dhe video më nuk është në dispozicion aty.

Më 2016, princi i shtetit kishte nisur një program reformash. Por aktivistët kanë thënë se represioni është rritur dhe ka goditje të lirisë së shprehjes.

Më Shumë

Shpërthim në Prizren: Bombë në shtëpinë e avokatit

Një shpërtim ka tronditur një lagje të qytetit të Prizrenit. Ngjarja ndodhi pas mesnatës, ku cak ishte shtëpia e avokatit Betim Kadolli, ku persona të...

Shtyhet seanca ndaj Ramadan Morinës, i akuzuar për krime lufte në Burim të Malishevës

Seanca gjyqësore ndaj Ramadan Morinës, i akuzuar për krime lufte në Malishevë, është shtyrë sot me kërkesë të mbrojtjes së tij. Avokati mbrojtës, Arianit Koci,...

Lajmet e Fundit