-2.2 C
Prizren
E martë, 26 Nëntor, 2024

Kërkohet përgjegjësi nga institucionet për ndërtimet pa leje në Prevallë

Në ambientet e Drejtorisë Rajonale ne Prizren është mbajtur takimi i përbashkët ndërmjet institucioneve për parandalimin e ndërtimeve pa leje në parkun nacional “Sharri”, me theks te veçantë në Prevallë.

Në këtë takim merrin pjesë Policia e Kosovës e udhëhequr nga drejtori rajonal, Faton Alija, kryeprokurori i Prizrenit, Admir Shala, kryeinspektori nga Ministria e Infrastrukturës, Bedri Halimi, drejtori i parkut nacional “Sharri”, Bajram Kafexholli, si dhe përfaqësues të njësive dhe stacioneve në kuadër te rajonit të Prizrenit.

Aktualisht situata u vlerësua e qetë në atë zonë, përkundër gjetjeve të disa rasteve te tejkalimit të ndërtimeve pa leje, por në të gjitha rastet inspektorët e planifikimit hapësinor së bashku më rojet e parkut nacional dhe policinë i kanë të evidentuara dhe në procedurë hetimore për të cilat është duke u zhvilluar.

Për eventin “Ladies Night”, Cineplexx dhuron udhëtim 4 ditor në Dubai, si dhe shumë shpërblime tjera në të gjitha sallat

Kryeinspektori informoi të pranishmit për ndryshimet ne emërtimet e ministrisë ku MMPH-ja i është bashkangjitur MI-së, dhe informoi për çështjet e rrënimit të objekteve pa leje në atë zonë, dhe se inspektorët e Ministrisë do të trajtojnë secilin rast dhe të shikojnë tejkalimet e ndërtimeve pa leje në atë zonë.

Në këtë takim nga drejtori i parkut nacional “Sharri” u theksua se në kuadër të parandalimit dhe dëmtimit të zonës rojet vazhdimisht do të kryejnë kontrolle, dhe se shpejt pritet të jetë funksionale edhe kontrolli pas ndërtimit të postbllokut në hyrje të parkut nacional.

Sipas njoftimit të dërguar nga PK-ja, kryeprokurori ka kërkuar përgjegjësi nga secili institucion që vepron në atë zonë, duke filluar nga inspektorët që rastet e tilla t’i identifikojnë dhe të raportojnë në polici, e së bashku me policinë të dalin në vendngjarje dhe rastet t’i raportojnë në prokurori.

Policia rajonale u zotua për bashkëpunim, koordinim dhe asistim të të gjitha institucioneve.

Në fund të takimit palët ranë dakord që vazhdimisht të raportohet për gjendjen në Prevallë, dhe të mbahen takime periodike për të parandaluar veprimet që degradojnë mjedisin dhe ndërtimet pa leje.

Më Shumë

Ndeshja Zvicër-Kosovë shtyhet për shkak të motit të keq

(I plotësuar) Federata e Basketbollit e Kosovës ka njoftuar se ndeshja e planifikuar ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës, e cila duhej të zhvillohej sonte në...

Fahrije Hoti për ministrin Peci: Më ka njollosur, nuk e fali pa kërkuar falje

Fahrije Hoti, sot ka mbajtur një konferencë për media ku ka sqaruar pretendimet e ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci.   Gjatë deklarimit...

Lajmet e Fundit