15.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Këshilli Drejtues i kushton UP-së mbi 100 mijë euro

RektoriatiRreth 110 mijë euro të buxhetit të shtetit kanë shkuar gjatë këtij viti vetëm në xhepat e nëntë anëtarëve të Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës, pesë nga të cilët janë zgjedhur nga Senati dhe katër të tjerë të emëruar nga Ministria e Arsimit, shkruan Koha Ditore.

Nga kjo shumë, 90 mijë euro, u janë paguar vetëm për shtesat si anëtarë të këtij Këshilli, kurse afro 21 mijë euro të tjera u janë paguar për mbushje të telefonave celularë dhe për derivate të naftës.

“Koha Ditore” ka siguruar dokumente që dëshmojnë se secili nga pesë anëtarët e KD-së, të emëruar nga Senati: Beqir Sadikaj, Behxhet Mustafa, Ajvaz Berisha, Blerim Kamberi dhe Safet Merovci, u janë paguar gjatë 12 muajve të vitit, nga 11 mijë e 400 euro në vit nga shtesat prej 950 euro që kanë marrë brenda një muaji.

E pos këtyre të hyrave, ata po ashtu kanë marrë nga 100 euro në muaj mjete të buxhetit për derivate të veturave, si dhe nga 130 euro të tjera mbushje telefoni. Të gjitha këto, vetëm pse janë anëtarë të Këshillit Drejtues.

Ndërkaq, që secili prej tyre ka realizuar edhe mijëra euro të hyra të tjera, nga pagat si profesorë të UP-së.

Kurse, katër anëtarët e tjerë të Këshillit: Shefkije Islamaj, Leon Malazogu, Luan Shllaku dhe Halim Hyseni janë paguar për dhjetë muaj, si anëtarë të KD-së, meqë kanë nisur mandatin që nga muaji mars, kur paraardhësit e tyre patën dhënë dorëheqje nga postet pas dorëheqjes së ish-rektorit, Ibrahim Gashi.

Më Shumë

Dy personat e vdekur në aksident janë nga Prizreni

Dy persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti mes një motoçiklete dhe një veture qe ka ndodhur në Shirokë të Suharekës. Dy personat e...

Aksion simbolik në Prizren: Mbillen 30 fidanë në shenjë të Ditës së Tokës

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Prizren, ka organizuar sot një aksion simbolik për mbjelljen e 30 fidanëve për shënimin e Ditës së Tokës dhe...

Gabimi i Noes

Lajmet e Fundit