Këshilli Drejtues nuk shqyrton edhe këtë javë ankesat e shumta

UP-rektoratiKa dështuar të mbahet mbledhja e Këshillit Drejtues, e paraparë për të mërkurën, ku, ndër të tjera, pritej shqyrtimi i ankesës së një grupi të profesorëve të Fakultetit të Mjekësisë ndaj rektorit të UP-së, Ramadan Zejnullahu, shkruan sot Koha Ditore.

Mbledhja është anuluar në mungesë kuorumi, meqë katër anëtarë të saj kanë munguar kësaj radhe, ka thënë për “Kohën Ditore” kryetarja e KD-së, Shefkije Islamaj. Këshilli ka gjithsej nëntë anëtarë, dhe për të pasur kuorum duhet të jenë prezent në mbledhje së paku gjashtë prej tyre.

Sipas saj, dy anëtarë kanë lajmëruar se janë të sëmurë, kurse dy të tjerë kanë dhënë arsyetime se janë të zënë me punë të tjera, ka thënë Islamaj.

Sipas saj, Luan Shllaku ka munguar për shkak se gjendet në pushim jashtë vendit, kurse edhe Ajvaz Berisha kishte paralajmëruar se ka telashe shëndetësore, përcjell koha.net. Ndërkaq Leon Malazogu dhe Halim Hyseni kanë pohuar se janë të zënë me punë të tjera, prandaj mbledhja nuk ka mundur të mbahej pa kuorum, ka thënë Islamaj.

Ajo nuk ka komentuar rreth ankesave të shumta që i janë drejtuar KD-së, të cilat pritej të shqyrtoheshin në këtë mbledhje, por vetëm ka shtuar se mbledhja e radhës është ftuar për javën e ardhshme.

Më Shumë

Telex rikthehet në skenë pas më shumë se 15 vitesh në Prizren Rock & Blues Festival

Pas më shumë se 15 vitesh mungesë, grupi legjendar Telex rikthehet fuqishëm në skenë me vokalin unik të Sejat Jakupit. Një nga emrat që ka...

Humb jetën punëtori në Prizren, rrëzohet vinçi në punishte

Një 26-vjeçar ka vdekur në vendin e punës të hënën në Prizren. Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në lagjen Arbana, ku viktima ishte...

Lajmet e Fundit